“Arrat e Kokosit dhe E Dhjeta”, Miku, nëntor 2023, f. 8–9.
Shkruar nga Ti
Arrat e Kokosit dhe E Dhjeta
Tjeta! Unë quhem Avehei. Jetoj në Tahiti. Në ishullin tim, më pëlqen shumë të rri në natyrë. Bëj ngjitje në mal dhe notoj në lumë ose oqean. Më pëlqen edhe të bëj gjëra me familjen time. Më pëlqen të gatuaj, të luaj lojëra me letra dhe të ngjitem në mal. Më pëlqen të luaj me top dhe të ngjitem nëpër pemë me vëllanë dhe kushërinjtë e mi.
Gjatë pushimeve verore, punoj me vëllanë tim në një pemishte arrash kokosi. Ne mbledhim arra kokosi dhe i vendosim në një pirg të madh. Mbledhim edhe gjethet e thara që pemishtja të qëndrojë e pastër.
Stërgjyshi ynë na paguan kur punojmë në pemishte. Unë e paguaj përherë të dhjetën me paratë që marr. E mësova nga familja dhe mësuesit e mi të Fillores se si ta paguaj të dhjetën.
E paguaj të dhjetën sepse e di se familja ime dhe unë bekohemi kur unë bindem. Jam bekuar me familjen time, një shtëpi dhe një botë të bukur përreth vetes.
Unë e di se Perëndia jeton dhe se Ai më do. E falënderoj Atin Qiellor për familjen që më dha.