“Eja, Më Ndiq – Veprimtari për të Vegjlit”, Miku, nëntor 2023, f. 49.
Eja, Më Ndiq – Veprimtari për të Vegjlit
Për kapitujt Hebrenjve 1–6
Bëni sikur po lundroni në një anije së bashku. Nga do ta dini se ku të shkoni? Flisni rreth mënyrës se si Jezu Krishti është si një kapiten (shih te Hebrenjve 2:10). Kur besojmë tek Ai, Ai mund të na udhërrëfejë në mënyrë të sigurt gjatë jetës.
Për kapitujt Hebrenjve 7–13
Këndoni këngën “Besimi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 50–51). Bisedoni rreth mënyrës se si e tregojmë besimin tonë kur mirëbesojmë te Perëndia dhe e ndjekim Jezu Krishtin.
Për librin Jakobi [Bibël]
Bëni një ëmbëlsirë së bashku. Ndërkohë që po gatuhet, bëni pyetjen: “A të duket e vështirë të presësh?” Të presësh nuk është e lehtë. Por kur presim që të vijnë gjërat e mira, si bekimet e Perëndisë, pritja gjithmonë ia vlen.
Për letrat 1 dhe 2 Pjetër
Nxirrini jashtë të vegjlit tuaj. A është një ditë me diell? Një ditë me shi? Mendoni për diçka që mund të bëni për ta shijuar motin. Mësojuni se ne mund të jemi të lumtur, pavarësisht se si janë gjërat përreth nesh.
Për letrat 1–3 Gjon; Judë
Matini të vegjlit tuaj se sa të gjatë janë. Mësojuni se ndërsa Shpëtimtari rritej, Ai bëri zgjedhje të mira çdo ditë. Kërkojuni atyre të përmendin një zgjedhje të mirë që bënë sot. Ndihmojini të thonë: “Po rritem, ashtu si Jezusi!”