2023
Njoftimet e Konferencës
Nëntor 2023


“Njoftimet e Konferencës”, Miku, nëntor 2023, f. 4.

Njoftimet e Konferencës

Citime nga Konferenca

Duke Parë Konferencën Anekënd Botës

Pamja
Vajzë e buzëqeshur

Për shkak të diferencës së orës, ne i shohim në mbrëmje sesionet e paradites së konferencës. Ishim të emocionuar kur Presidenti Nelson lajmëroi tempuj të rinj.

Sofia D., 11 vjeçe, Rajoni Bratislavë, Sllovaki

Pamja
Vajzë e buzëqeshur

Ne përgatitemi për konferencën duke shkuar për të blerë ëmbëlsira dhe duke u çlodhur që të mos na zërë gjumi në mes të konferencës. Ne lutemi si familje për kuptueshmëri dhe i lexojmë shkrimet e shenjta. Jam gjithnjë e emocionuar t’ia vë veshin fjalës së një profeti të gjallë dhe ta dëgjoj fjalën e Perëndisë.

Runakorvashe S., 7 vjeçe, Rajoni Jugor, Malaui

Pamja
Djalë i buzëqeshur

Shikimi i konferencës më bëri të doja të isha pranë Jezu Krishtit. Ai është Bariu i Mirë dhe Ai kujdeset për ne, delet e Tij. Nganjëherë ne endemi pak larg, por Ai vjen gjithmonë për të na kërkuar.

Efrain C., 9 vjeç, Provinca San‑Huan, Argjentinë

20 Tempuj!

U njoftuan 20 tempuj të rinj në konferencë! Përdor një hartë për të gjetur vendndodhjen e secilit tempull të ri. Ngjyros te hapësira brenda skicës së tempullit kur ta gjesh secilin prej tyre.

Savai, Samoa

Kankun, Meksikë

Piura, Peru

Huankaio, Peru

Vinja‑del‑Mar, Kili

Goianja, Brazil

Zhoao‑Pesoa, Brazil

Kalabar, Nigeri

Bregu i Kepit, Ganë

Luanda, Angolë

Mbuxhi‑Maji, Republika Demokratike e Kongos

Laoag, Filipine

Osaka, Japoni

Kahului, Havai, SHBA

Ferbenks, Alaskë, SHBA

Vankuver, Uashington, SHBA

Kolorado Springs, Kolorado, SHBA

Tulsa, Oklahomë, SHBA

Roanok, Virxhinia, SHBA

Ulan‑Bator, Mongoli

E Dhjeta dhe Ofertat

Në konferencë, ne mësuam disa nga mënyrat se si Kisha i përdor paratë e të dhjetave dhe dhurimeve tona për të bekuar njerëzit anembanë botës!

  • Vitin e shkuar, më shumë se 1 miliardë dollarë amerikanë u përdorën për të bekuar njerëzit nevojtarë.

  • 54 milionë dollarë të tjerë ndihmuan nënat dhe fëmijët në nevojë.

  • E dhjeta ndihmon për të përkrahur më shumë se 71 000 misionarë që shërbejnë në 414 misione.

  • E dhjeta gjithashtu ndihmon për mirëmbajtjen e 30 000 bashkësive në 195 vende dhe territore.

Mësime për Jetën nga Profeti

Presidenti Nelson mbushi 99 vjeç këtë vit! Në bisedën e tij, ai tregoi disa mësime që i kishte marrë në thuajse 100 vjetët e jetës së tij. Kthehu te faqja 2 për të lexuar atë që ai dha mësim.

Pamja
Historia në formatin PDF

Shtyp në Letër