2023
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Nëntor 2023


Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, nëntor 2023, f. 10–11.

Eja, Më NdiqVeprimtaritë

Për mbrëmjen e shtëpisë ose studimin e shkrimeve të shenjta ose thjesht për argëtim!

Jezu Krishti Është Udhërrëfyesi Ynë

Për kapitujt Hebrenjve 1–6

alt text

Ilustrimet nga Katy Dockrill

Historia: Jezu Krishti është [kapiteni ose] “realizuesi… [i] shpëtimit [tonë]” (Hebrenjve 2:10). Kapiteni e drejton anijen në det. Jezusi mund të na drejtojë edhe ne drejt qiellit që të mund të jetojmë me Të një ditë!

Kënga: “Çdo Or’ Më Duhesh Ti” (Himne, nr. 51)

Veprimtaria: Vizato figurën e një varke mbi dallgë. Më pas shkruaj ose bisedo rreth mënyrave se si mund ta ndjekësh Jezu Krishtin. Si të udhërrëfen Ai në jetën tënde?

Heronjtë e Besimit

Për kapitujt Hebrenjve 7–13

alt text

Historia: Shkrimet e shenjta thonë se besimi do të thotë të besosh në gjëra që nuk mund t’i shohësh (shih te Hebrenjve 11:1). Te Hebrenjve 11 tregohen histori të shumë njerëzve që kishin besim. Pasja e besimit te Jezu Krishti na jep paqe dhe guxim.

Kënga: “Besimi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 50–51)

Veprimtaria: Zgjidhni me radhë një hero te shkrimet e shenjta nga Hebrenjve 11. Të gjithë të tjerët bëjnë pyetje për ta gjetur heroin. Si mund të kesh besim si njerëzit në shkrimet e shenjta?

Shkartisja e Shërbimit

Për librin Jakobi [Bibël]

alt text

Historia: Apostulli Jakob dha mësim se ne duhet t’i ndihmojmë ata që janë në nevojë (shih te Jakob [Bibël] 1:27). Kush ka nevojë për ndihmën tënde?

Kënga: “Kur Ndihmojm’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 108b)

Veprimtaria: Bëni një garë. Caktoni një vijë fillimi dhe përfundimi. Më pas shkoni për te vija e përfundimit duke i rrëshqitur këmbët para pa i ngritur ato. Fituesi i garës zgjedh një vepër të thjeshtë shërbimi që ta bëjë grupi, të tillë si t’i dërgoni një mesazh dashamirës dikujt ose të vizitoni dikë që është i vetmuar.

Ndihmë për Paraardhësit Tanë

Për letrat 1 dhe 2 Pjetër

alt text

Historia: Paraardhësit tanë mund të mësojnë rreth ungjillit pasi vdesin (shih te 1 Pjetër 4:6). Në tempull, ne mund të pagëzohemi për ta dhe t’i ndihmojmë ata ta ndjekin Jezu Krishtin.

Kënga: “Historin’ Familjare Un’ po Bëj” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 100)

Veprimtaria: Përdor kuba plastikë ose sheqeri për të ndërtuar një tempull. Si mund të përgatitesh për të hyrë në tempull?

Dhënia e Dashurisë

Për letrat 1–3 Gjon; Judë

alt text

Historia: Ati Qiellor na do të gjithëve! Apostulli Gjon na mësoi t’i duam të tjerët gjithashtu (shih te 1 Gjon 4:19, 21). Si mund t’u tregosh dashuri të tjerëve?

Kënga: “Ku Ka Dashuri” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 76–77)

Veprimtaria: Shko te faqja 12 për të bërë punëdore në formë zemre. Më pas jepua zemrat njerëzve që do.