2023
Akoni Përgatitet për në Tempull
Nëntor 2023


“Akoni Përgatitet për në Tempull”, Miku, nëntor 2023, f. 36–37.

Akoni Përgatitet për në Tempull

Njihu me Akonin dhe mëso se si u përgatit ai për të shkuar në tempull.

alt text

Akoni është 12 vjeç. Ai jeton në Nju-Meksiko, SHBA në territorin Navaho‑Neishën. Kjo është një zonë e Shteteve të Bashkuara që qeveriset nga populli navaho. Atje jetojnë më shumë se 250 000 mijë njerëz.

alt text

Kur Akoni ishte më i vogël, i shihte motrat dhe vëllezërit e tij më të mëdhenj të shkonin tek Të Rejat dhe Të Rinjtë.

alt text

Ai pa gjithashtu se sa të lumtur ishin ata kur shkonin në tempull. Akoni qe i emocionuar gjithashtu që do ta vizitonte tempullin.

Akoni u përgatit për Të Rinjtë duke shkuar në kishë dhe duke biseduar me familjen.

Ai bëri pyetje rreth tempullit që të ishte gati për të hyrë brenda.

alt text

“Isha në siklet që do të shkoja në tempull për herë të parë”, – thotë Akoni. “Por kur jam brenda në tempull, ndihem i mbrojtur.”

alt text

Tempulli më i afërt për Akonin është Tempulli i Albëkërkit në Nju-Meksiko. Është katër orë larg me makinë. Akoni është i emocionuar që së shpejti do të ndërtohet një tempull i ri më afër.

Akoni shpreson të shërbejë në një mision një ditë, njësoj si vëllezërit dhe motrat e tij më të mëdha.

Ai ka filluar ta shpërndajë ungjillin duke e ftuar shokun e tij në kishë. Ai do që të jetë një shembull për vëllanë e tij më të vogël dhe për të tjerët gjithashtu!

alt text

Shkëmbinjtë e lartë në këtë figurë quhen “krahët e shkëmbinjve”. Ky vend është i rëndësishëm për popullin navaho.

alt text here