“Merr Pozicion, Gati, Nisu!” Miku, nëntor 2023, f. 38.
Gjëra Argëtuese
Merr Pozicion, Gati, Nisu!
Ja disa gjëra që mund të bësh që të të ndihmojnë të bëhesh gati për Të Rejat ose Të Rinjtë. A mund të bësh katër radhazi?
-
Bëj një libërshenjues për shkrimet e tua të shenjta.
-
Bisedo me dikë që mund të jetë i/e shqetësuar që do të largohet nga Fillorja.
-
Vare një shkrim të shenjtë që të pëlqen, në shtëpi.
-
Tregoja dëshminë tënde dikujt.
-
Kërkoji peshkopit ose presidentit të degës një kopje të broshurës Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve.
-
Zbukuro një fletore që ta marrësh në klasë.
-
Hapësirë Bosh
-
Shkruaji një pusullë falënderimi një mësuesi/eje të Fillores.
-
Lexoji pyetjet e intervistës për rekomandim tempulli. (Mund t’i gjesh ato në faqen 37 të botimit të nëntorit 2022 të revistës Miku.)
-
Pyete dikë se si është klasa e Të Rinjve ose Të Rejave.
-
Kërkoji një shoku ose shoqeje të klasës të futet me ty në klasën e re.
-
Shkruaj se çfarë po pret me padurim nga klasa e Të Rejave ose Të Rinjve.
-
Tako një udhëheqëse të Të Rejave ose një udhëheqës të Të Rinjve.
-
Shkruaj tri gjëra që dëshiron të mësosh tek Të Rinjtë ose Të Rejat.
-
Lexoji artikujt në revistën Për Forcën e Rinisë.
-
Pyete udhëheqësin/en e ri/re rreth veprimtarive të klasës. Shkruaji ato në kalendarin tënd!