“Çfarë Ke në Mendje?” Miku, nëntor 2023, f. 42.
Çfarë Ke në Mendje?
Ndiej se po ndryshojnë aq shumë gjëra dhe nuk jam gati. Pse nuk mund të mbeten gjërat njësoj?
– Dikush që po Rritet në Granadë
I dashur Dikush që po Rritet,
Mendo për historinë tënde të parapëlqyer me aventura. Heronjtë u përballën me disa ndryshime dhe sfida të mëdha përpara se të arrinin më në fund synimin e tyre, apo jo? Po të mos ndryshonte asgjë për ta, nuk do të kishte aventurë! Nuk do të kishte fund të lumtur!
Ndryshimi është i rëndësishëm edhe për historinë tënde. Është normale të ndiesh trishtim, shqetësim ose frikë. Por mbaj mend se ti je heroi ose heroina e historisë sate. Çdo ndryshim është një mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur. Ati Qiellor do të të ndihmojë.
Paç fat në aventurat e tua!
Miku
Hyr në botën e aventurës duke vizatuar veten si një hero aventurash!