2023
Shënimet e Konferencës
Nëntor 2023


“Shënimet e Konferencës”, Miku, nëntor 2023, f. 5.

Shënimet e Konferencës

Ndihmë nga Fryma e Shenjtë

alt text

Presidenti Ajring tha se merr zemër kur lexon historinë e Nefit që merr nga Labani fletët prej tunxhi. Nefi nuk e dinte saktësisht se çfarë të bënte, por ai u udhëzua çdo çast nga Fryma e Shenjtë. Kur Zoti na kërkon të bëjmë diçka të vështirë, edhe Fryma e Shenjtë do të na ndihmojë.

Kjo më mëson:

Kujto se Kush Je

alt text

Plaku Stivenson na ftoi të ndalojmë sa herë që shihemi në pasqyrë dhe të themi: “Ua, pa më shiko! Jam i mahnitshëm! Jam një fëmijë i Perëndisë! Ai më njeh mua! Ai më do!” Bërja e kësaj do të na ndihmojë të kujtojmë se cilët jemi në të vërtetë dhe se si Perëndia dhe Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojnë.

Kjo më mëson:

Besim te Jezu Krishti

alt text

Plaku Kosta tregoi historinë kur Jezu Krishti qetësoi stuhinë. Të gjithë ne kemi stuhi ose sfida në jetë që janë të vështira. Por nuk do të na duhet kurrë të përballemi me to të vetëm. Të pasurit besim te Jezu Krishti do të na japë fuqinë dhe paqen që na nevojitet për t’u përballur me çdo stuhi.

Kjo më mëson:

Të Ec në Shteg me Të

alt text

Presidentja Friman tregoi një histori rreth një rasti kur donte të vizitonte një udhë të veçantë, edhe pse kishte lënduar kyçin e këmbës. Ajo nuk mundi të ecte e vetme në atë udhë, ndaj udhërrëfyesja për vizitën e ndihmoi atë. Ashtu si udhërrëfyesja e Presidentes Friman, Jezu Krishti do të na ndihmojë për çfarëdo sfide teksa përpiqemi t’i mbajmë besëlidhjet tona.

Kjo më mëson:

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Josh Talbot