2023
Përshëndetje nga Indonezia
Nëntor 2023


“Përshëndetje nga Indonezia!” Miku, nëntor 2023, f. 22–23.

Përshëndetje nga Indonezia!

Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.

alt text here

Indonezia është një shtet në Azinë Juglindore. Ajo ka më shumë se 17 000 ishuj! Pothuajse 280 milionë njerëz jetojnë atje.

Një Kishë në Rritje

alt text here

Presidenti Rasëll M. Nelson vizitoi anëtarët e kryeqytetit, Xhakartës, në vitin 2019. Në konferencën e përgjithshme të prillit 2023, ai lajmëroi se atje do të ndërtohej një tempull!

Vendet e Adhurimit

alt text here

Indonezia ka xhaminë më të madhe islamike në Azinë Juglindore. Ajo ka edhe tempullin më të madh budist në botë.

Një Vullkan Blu!

alt text here

Indonezia ka më shumë vullkane aktive sesa çdo vend tjetër. Vullkani Kaua‑Ixhen ka flakë blu që mund të shihen natën.

A e Flet Gjuhën Time?

alt text here

Indonezishtja është gjuha zyrtare. Por në Indonezi fliten më shumë se 700 gjuhë! Motoja e vendit të tyre do të thotë “Shumë, megjithatë një” për të treguar se janë të bashkuar.

Shtëpia e Dragonjve

alt text here

Dragonjtë Komodo janë hardhucat më të mëdha në botë. Ato mund të rriten deri në 3 metra të gjata!

alt text here

Ilustrimet nga Conner Gillette