2023
Plani i Mahnitshëm i Atit Qiellor
Nëntor 2023


“Plani i Mahnitshëm i Atit Qiellor”, Miku, nëntor 2023, f. 2–3.

Një Mesazh Konference nga Profeti

Plani i Mahnitshëm i Atit Qiellor

Përshtatur nga biseda “Mendoni Çelestialisht!” Liahona, nëntor 2023, f. 115–117.

Pamja
Jezu Krishti që viziton kontinentin amerikan

Plani i Atit Qiellor për ne është i mahnitshëm. Ajo që bëjmë në këtë jetë, ka vërtet rëndësi. Shlyerja e Shpëtimtarit është ajo që e bën të mundur planin e Atit.

Shpëtimtari vuajti në mënyrë që Ai të mund të na ngushëllojë, të na shërojë dhe të na shpëtojë në kohë nevoje. Për shkak të Shlyerjes së pafundme të Jezu Krishtit, plani i Atit tonë Qiellor është një plan i përsosur! Ai i lejon secilit prej nesh të zgjedhë se si do të jetojë.

Ju ftoj të filloni të “mendoni çelestialisht”! Kur keni një problem, mendoni çelestialisht! Kur t’ju vërë në provë tundimi, mendoni çelestialisht! Kur jeta ose njerëz të dashur t’ju lënë në baltë, mendoni çelestialisht!

Ndërsa mendoni çelestialisht, do të dëshironi të luteni më shpesh dhe më sinqerisht. Do t’i shihni sprovat me një këndvështrim të ri. Ndërsa mendoni çelestialisht, besimi juaj do të rritet.

Perëndia jeton. Jezusi është Krishti. Kisha e Tij është rivendosur për t’i bekuar të gjithë fëmijët e Perëndisë.

Mendoni Çelestialisht!

Presidenti Nelson dha mësim se të menduarit çelestialisht mund të na ndihmojë të bëjmë zgjedhje të mira. Te secili diell, vizato ose shkruaj atë që mund të bësh për të ndjekur shembullin e Shpëtimtarit.

Pamja
Historia në formatin PDF

Come unto Jesus [Ejani te Jezusi], nga Michael Malm

Shtyp në Letër