“Përshëndetje nga Tajlanda!” Miku, janar 2024, f. 8–9.
Përshëndetje nga Tajlanda!
Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.
Tajlanda është një shtet në Azinë Juglindore. Atje jetojnë rreth 72 milionë njerëz.
Gjuha
Tajlandishtja është gjuha zyrtare e vendit. Alfabeti tajlandez ka 72 karaktere.
Festivali Songkran
Njerëzit në Tajlandë e kremtojnë vitin e ri duke bërë luftën më të madhe me ujë në botë. Ata e spërkatin njëri‑tjetrin me ujë për t’i kujtuar që t’i lajnë gjërat e këqija. Kjo zgjat tri ditë!
Shpella e Tigrit
Tempulli “Shpella e Tigrit” është një tempull budist ku shumë njerëz adhurojnë dhe luten. Për të arritur atje, duhet të ngjitësh 1260 hapa përpjetë malit. Në shpellë ka gjurmë putrash tigri!
Tregje Lundruese
Në Tajlandë, njerëzit mund të blejnë te barkat mbi lumë, që janë si dyqane të vogla lundruese. Lumenjtë janë një nga mënyrat për të udhëtuar nëpër kryeqytet. Shumë ndërtesa qëndrojnë mbi shtylla për t’i mbajtur mbi ujë.