“Çfarë Ke në Mendje?” Miku, janar 2024, f. 42.
Çfarë Ke në Mendje?
Kur vendos synime, përfundoj duke i harruar ato. Si t’i arrij synimet e mia?
– Dikush që Do të Arrijë Synimet nga Rejkjaviku
I dashur Dikush që Do të Arrish Synimet,
Mos u shqetëso: Kur vjen puna te vendosja dhe harrimi i synimeve, nuk je i vetmi. Kjo është diçka me të cilën shumë njerëz kanë vështirësi. Të gjithë jemi goxha të mirë në vendosjen e synimeve. Në fakt, arritja e atyre synimeve – ajo është pjesa e vështirë. Këtu janë disa ide për të ndihmuar!
Me dashuri,
Miku
-
Ëndërro gjëra të mëdha, por fillo me gjëra të vogla. Është bukur ta sfidosh veten. Por mos harro se edhe synimet e vogla janë të fuqishme. “Nëpërmjet gjërave të vogla dhe të thjeshta gjëra të mëdha bëhen” (Alma 37:6).
-
Ji specifik. “Do të ndihmoj në shtëpi.” Ky është një synim i mirë, por është paksa i paqartë. “Do të ndihmoj në shtëpi duke i vënë në vend gjërat e mia çdo ditë.” Ky është një synim i shkëlqyer. Është specifik. Është një plan.
-
Tregoje synimin tënd. Bisedo për synimin tënd me një prind, mësues ose mik. Kërkoju atyre që të të përkrahin. Nganjëherë, të kesh dikë që të kontrollon dhe të nxit, është pikërisht shtysa që të nevojitet.
-
Bëj kujtues. Nëse do t’i kujtosh synimet e tua, shkruaji në letër. Vëre një kopje të synimeve të tua aty ku do t’i shohësh ato çdo ditë. Bëje me ngjyra dhe bëhu krijues!
-
Ki besim. “Ne duhet të kemi besim te Perëndia”, – tha Presidenti M. Rasëll Ballard. “Ne duhet të kemi besim te Zoti Jezu Krisht. Dhe ah, sa dëshpërimisht duhet të kemi besim te vetja jonë!”* Mund t’ia dalësh! Perëndia do të ndihmojë.