“Ndjekja e Jezusit në Tajlandë”, Miku, janar 2024, f. 6–7.
Ndjekja e Jezusit në Tajlandë
Njihu me Panian
Si e Ndjek Pania Jezusin
Pania e fton kushëririn e saj të shkojë me të në Kishë. Kur ai vjen, Pania e ndihmon atë të ndihet i mirëpritur. Ajo e ndihmon atë të njihet me fëmijët e tjerë në Fillore dhe të zërë miq.
Në shtëpi, Pania ndihmon duke pastruar kutinë e saj të ushqimit dhe këpucët e saj. “Unë zbavitem kur ndihmoj”, – thotë Pania. Ajo jeton me hallën e saj dhe gjyshen e saj dhe i pëlqen shumë t’i ndihmojë ato. Ajo gjithashtu e palos çdo mëngjes batanijen e saj.
Mami i Panias ndërroi jetë jo shumë kohë më parë. Kur Panian e merr malli për mamin e saj, halla e saj e ndihmon që t’i lutet Atit Qiellor. Ajo, pasi lutet, ndien se e duan. “Kur lutem, ndiej sikur Jezusi është me mua”, – thotë ajo.
Rreth Panias
Mosha: 7 vjeçe
Nga: Nontaburi, Tajlandë
Gjuha: Tajlandisht
Synimi: Të bëhet projektuese mjedisesh të brendshme dhe të zbukurojë dhomat në shtëpi e ndërtesa
Hobitë: Të kërcejë, të ngasë biçikletën e saj, të mësojë pianon, të notojë, të lexojë dhe të bëjë tajkuondo
Familja: Pania, halla dhe gjyshja
Gjërat e Parapëlqyera të Panias
Historia e Jezusit: Kur Ai u pagëzua (shih te Mateu 3:13–17)
Dita e festës ose tradita familjare: Krishtlindja dhe udhëtimet familjare
Fruta dhe perime: Rrushi jeshil dhe kastravecët
Ngjyra: Vjollcë
Kënga e Fillores: “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99)