“Ndjekja e Jezusit së Bashku”, Miku, janar 2024, f. 20–21.
Ndjekja e Jezusit së Bashku
Uillou R., 7 vjeçe, Kuinslend, Australi
Tairoun M., 11 vjeç, Mashonalend, Zimbabve
Klejton F., 8 vjeç dhe Tea F., 4 vjeçe, Teksas, SHBA
Davide P., 8 vjeç, Emilia-Romanja, Itali
Endrju Z., 9 vjeç, Alberta, Kanada
Unë mund të bëj gjithçka me anë të Jezu Krishtit!
Briana J., 9 vjeçe, Karolina e Jugut, SHBA
Më pëlqen shumë ta jap dëshminë time në kishë të dielën e agjërimit. Kjo më bën të ndihem mirë brenda vetes. E di se më ndihmon që ta rrit dëshminë.
Rubi B., 10 vjeçe, Masaçusets, SHBA
Mua dhe shoqeve e shokëve të mi na pëlqen të gatuajmë ëmbëlsira dhe t’ua japim fqinjëve tanë. Iu shkruajmë një pusullë të vogël për t’i mbushur me gëzim. Pastaj i biem ziles së derës dhe largohemi shpejt me vrap!
Aleksis M., 10 vjeçe, Merilend, SHBA
Vëllai im ra nga kolovajza dhe filloi të qante. E ndihmova të ngrihej. Shkuam të blinim lëpirëse frutash të ngrira dhe u ulëm në një stol për t’i ngrënë së bashku. Ndihem i lumtur kur i ndihmoj të tjerët.
Ithan M., 8 vjeç, Koahuila, Meksikë
Më ftuan në një festë në pishina të dielën, por zgjodha të mos shkoja. U ndjeva mirë sepse po e mbaja ditën e Shabatit të shenjtë.
Dez Z., 11 vjeç, Teksas, SHBA
Godita kokën dhe lëndova syrin. I kërkova motrës sime të bënte një lutje për mua dhe u ndjeva e qetë pas lutjes. E di se lutja është një dhuratë nga Ati Qiellor.
Lidi O., 6 vjeçe, Fort‑de‑Frans, Martinik
Familjes sime i pëlqen të vizitojë vende të veçanta të krijuara nga Perëndia pranë shtëpisë sonë!
Flor R., 9 vjeçe, Mendoza, Argjentinë