“Vërja Veshin Frymës së Shenjtë”, Miku, janar 2024, f. 17.
Gjëra Argëtuese
Vërja Veshin Frymës së Shenjtë
Bëje këtë veprimtari me familjen tënde për të mësuar rreth Frymës së Shenjtë.
-
Zgjidh dikë që të jetë “gjetësi”. Ai person largohet nga dhoma ndërkohë që të tjerët fshehin një objekt si një gur ose lodër.
-
Sille sërish gjetësin brenda.
-
Një person pëshpërit për ta ndihmuar gjetësin të marrë vesh se ku është objekti i fshehur. Të tjerët flasin me zë normal ose të lartë për t’i shpërqendruar ata.
-
Kur personi ta gjejë objektin, zgjidh dikë tjetër që të bëhet gjetësi.
Fol rreth asaj se si Fryma e Shenjtë të flet me mendime në mendjen tënde dhe me ndjenja në zemrën tënde. Ai mund të të udhërrëfejë e të të ndihmojë të bësh zgjedhje të mira. Kur i ndjek ato mendime dhe ndjenja prej Tij, ti mund të ndiesh gëzim dhe paqe.
Koha e Ëmbëlsirave
Bëj feta frutash si “biskota” që t’i hash me familjen tënde! Prite një mollë ose dardhë në feta të holla. Pastaj shtoji gjalpë kikiriku, mjaltë, arra, cifla çokollate ose copëza arre kokosi si flokë.