“Ti Mund të Sjellësh një Ndryshim”, Miku, janar 2024, f. 32.
Miku Mikut
Ti Mund të Sjellësh një Ndryshim
Nga një intervistë me Olivia Kitermanin dhe Rejçëll Pitersonin.
Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ju duan kaq shumë. Për shkak se ju duan, Ata ju kanë ftuar që të bëni me Ta besëlidhje, ose premtime. Ju filloni t’i bëni ato premtime kur pagëzoheni.
Pas pagëzimit tuaj, ju merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë. Ju bëheni një anëtar/e i/e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Kjo do të thotë se Ati Qiellor ka besim te ju që do t’i mbani besëlidhjet tuaja.
Çfarë mund të bëni si një anëtar i plotë i Kishës për t’i mbajtur besëlidhjet tuaja? Ju mund të mirëpritni të tjerët në Fillore. Mund të uleni pranë dikujt që vjen rishtas dhe ta ndihmoni të mësojë këngët. Mund të ndihmoni me veprimtaritë e Fillores. Mund të jeni edhe një udhëheqës në familjen tuaj. Mund të kërkoni të bëni lutje familjare ose të tregoni atë që mësuat në Fillore.
Pasi e merrni Frymën e Shenjtë, ju mund t’i shihni nevojat e të tjerëve në një mënyrë të re. Mund t’i luteni Atit Qiellor dhe të thoni: “Më ndihmo të di se cilin mund të ndihmoj sot”. Pastaj, Fryma e Shenjtë mund t’ju ndihmojë të vini re dikë që është ulur vetëm ose t’ju thotë që të përshëndetni një mik. Ju sillni një ndryshim të madh kur zgjidhni t’i ndihmoni të tjerët. Ju po veproni si anëtar/e i/e Kishës së Atit Qiellor!
Ati Qiellor ju do. Ai do që të udhëhiqni me anë të shembullit tuaj kudo që shkoni, që të mund t’i sillni të tjerët më pranë Tij. Por nuk ju duhet që ta bëni të vetëm. Ati Qiellor dhe Jezu Krishti nuk do të reshtin kurrë së ndihmuari ju. Mund të ndiheni të sigurt sepse e dini që Ata janë me ju. Mund ta përfytyroni Jezusin duke qëndruar gjithmonë krah jush.