Miku
E Përgjumur gjatë Kohës së Studimit të Shkrimeve të Shenjta
Janar 2024


“E Përgjumur gjatë Kohës së Studimit të Shkrimeve të Shenjta”, Miku, janar 2024, f. 30–31.

E Përgjumur gjatë Kohës së Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Edhe pse ishte herët në mëngjes, Elvira e dinte se leximi i shkrimeve të shenjta ia vlente.

Kjo histori ndodhi në Norvegji.

Elvira u zgjua nga zëri i babit. “Koha për shkrimet e shenjta”, – tha ai.

Ajo u ngrit ulur në shtrat dhe fërkoi sytë e saj të përgjumur. Jashtë ishte ende errësirë. Dhe bënte ftohtë! Elvira nuk donte të dilte nga shtrati i saj i rehatshëm.

Mami thoshte se leximi i shkrimeve të shenjta ishte mënyra se si mund të arrinin ta njihnin Jezusin më mirë. Por leximi i shkrimeve të shenjta çdo mëngjes ishte i vështirë!

Elvira u ngjit me ngadalë nëpër shkallë dhe u ul pranë motrës së saj më të madhe, Sigridit, në divan. Ajo përqafoi një jastëk dhe u struk në ngrohtësinë e batanijes së saj me pelush. Vëllezërit e saj ishin në dhomën tjetër duke filluar klasën e tyre të seminarit në internet.

Ra telefoni i babit. Ai u përgjigj dhe pjesëtarët e familjes u shfaqën në ekran. Teze Livi ishte veshur dhe bërë gati për punë. Kushërira e tyre, Dorthea, ishte ende me pizhame, njësoj si Elvira.

alt text

Elvira ia bëri me dorë përmes video‑telefonatës dhe iu hap goja. Ata gjithmonë e bënin kohën e shkrimeve të shenjta me teze Livin dhe Dorthean. Ato jetonin në një pjesë tjetër të Norvegjisë, katër orë larg. Ishte më e lehtë për të gjithë ata që t’i lexonin shkrimet e shenjta kur kishin vënë një synim për t’i telefonuar njëri‑tjetrit çdo ditë. Elvirës i pëlqente shumë ta shihte kushërirën!

Pak minuta më vonë, edhe mami iu bashkua thirrjes. “Ç’kemi vajza!” – tha ajo. Ajo ishte në udhëtim pune këtë javë, por sidoqoftë telefononte për kohën e shkrimeve të shenjta si familje.

Ata bënë një lutje. Më pas Elvira i hapi shkrimet e saj të shenjta. Ata po lexonin Librin e Mormonit së bashku. Gjithsecili, me radhë, lexonte vargjet.

Elvira dëgjonte teksa të tjerët lexonin, por ishte e vështirë të rrije zgjuar. Sigridin e kishte zënë sërish gjumi në divan. Elvira e luante me dorë. Por pastaj diçka te vargu ia tërhoqi vëmendjen.

“Dhe vura re një shufër hekuri dhe ajo shtrihej gjatë bregut të lumit, dhe të shpinte te pema pranë së cilës unë qëndroja”, – lexoi Dorthea.*

“E di këtë histori!” – tha Elvira. “Është ëndrra e Lehit.” Ajo kishte parë një material filmik nga shkrimet e shenjta rreth saj. Ishte një pemë e bukur me frutë të bardhë dhe njerëzit mbaheshin te shufra për t’i ndihmuar që të shkonin tek ajo.

alt text

“A e mban mend me çfarë ngjason shufra?” – e pyeti mami.

“Shkrimet e shenjta?”

“Saktë!” – tha babi. “Nefi na mëson më vonë se shufra është si fjala e Perëndisë. Si mendoni se mund të mbahemi te shufra si njerëzit në ëndrrën e Lehit?”

“Ne po mbahemi te shufra pikërisht tani!” – ngriti Elvira lart Librin e Mormonit. “Duke studiuar shkrimet e shenjta.”

Mami tundi kokën. “Kur i lexojmë shkrimet e shenjta, ne afrohemi më shumë me Jezu Krishtin. Ashtu siç iu afruan njerëzit pemës së jetës kur u mbajtën te shufra.”

Ndërsa vazhduan të lexonin, Elvira e përfytyroi veten duke e kapur shufrën dhe duke ecur drejt pemës së bukur. Ajo nuk ndihej më aq e përgjumur.

Shpejt erdhi koha për t’u nisur. Teze Livi dhe mami duhej të shkonin në punë. Elvira, Sigridi dhe Dorthea duhej të bëheshin gati për në shkollë.

“Paçim të gjithëve!” Elvira ia bëri me dorë familjarëve të saj në ekran. “Ju dua!”

Ndërsa po vraponte teposhtë shkallëve për t’u bërë gati për shkollë, Elvira ndjeu ngrohtësi brenda vetes. Dhe jo për shkak të batanijes së saj me pelush. Ajo e dinte se ndjesia e ngrohtë ishte nga Fryma e Shenjtë që po i thoshte se Libri i Mormonit ishte i vërtetë. Ishte një mënyrë e shkëlqyer për ta nisur ditën!

Historia në formatin PDF

Ilustrimi nga Hector Borlasca