“Dëshmia Ime Vetjake”, Miku, janar 2024, f. 38.
Shkruar nga Ti
Dëshmia Ime Vetjake
Unë quhem Kloi dhe jam nëntë vjeçe. Hobitë e mia janë të luaj tenis, të këndoj dhe të zë miq.
Më pëlqen të jem në kishë dhe më pëlqen të ndihmoj në klasën time të Fillores. Më bën të ndihem mirë. Më pëlqen shumë gjithashtu t’u shërbej të tjerëve. E dua kaq shumë familjen time. E ndihmova motrën time më të vogël, Anën, se si të ngiste biçikletën. Nganjëherë e ndihmoj mamin të lajë enët.
Më pëlqen gjithashtu shumë ta lexoj Librin e Mormonit me familjen time. Një ditë kur lexova historinë e Amonit, e ndjeva Frymën e Shenjtë në zemrën time. Atë mbrëmje, i thashë familjes sime: “Tani e di pse njerëzit thonë që Libri i Mormonit është i vërtetë”. Ndjeva në zemrën time se historitë që po lexonim nga Libri i Mormonit, ndodhën vërtet.
E di se Kisha është e vërtetë. E di se historitë në Librin e Mormonit janë të vërteta. E di se profetët thirren nga Perëndia. E di se misionarët mund të na ndihmojnë ta ndjekim Jezusin. Në emrin e Jezu Krishtit, amen.