Miku
Unë Mund t’i Lexoj Shkrimet e Shenjta
Janar 2024


“Unë Mund t’i Lexoj Shkrimet e Shenjta”, Miku, janar 2024, f. 12.

Shko dhe Bëj

Unë Mund t’i Lexoj Shkrimet e Shenjta

Si Nefi, ti mund të shkosh dhe të bësh atë që Zoti ka urdhëruar. (Shih te 1 Nefi 3:7.)

alt text

Ilustrimi nga Corey Egbert

Ti mund të mësosh nga shkrimet e shenjta në shumë mënyra. Provo një ose dy prej ideve më poshtë. Ose shkruaj vetë idenë tënde!

  • Shiko një material filmik nga shkrimet e shenjta.

  • Aktro një histori nga shkrimet e shenjta.

  • Shiko figurat në një libër me histori nga shkrimet e shenjta.

alt text

Kur shkoj në Kishë, përpiqem të gjej një dhomë të qetë për të lexuar shkrimet e mia të shenjta. Ndiej lumturi përbrenda kur i lexoj shkrimet e shenjta. Historia ime e parapëlqyer nga shkrimet e shenjta është kur lindi Jezusi, sepse e ndiej më shumë se ngaherë Frymën e Shenjtë kur e lexoj atë.

Xhek W., 10 vjeç, Bratislavë, Sllovaki

Lutu dhe bëj një plan për atë se si do t’i studiosh shkrimet e shenjta. Shkruaje planin tënd më poshtë.