“Pema e Jetës”, Miku, janar 2024, f. 26–27.
Histori nga Shkrimet e Shenjta
Pema e Jetës
Lehi ishte një profet. Perëndia i tha ta çonte familjen e tij në tokën e premtuar. Ndërsa udhëtonin, ai pa një ëndërr rreth një peme të bukur. Ajo quhej pema e jetës.
Pema prodhonte frutë të bardhë të shijshme. Lehi u ndje kaq i lumtur kur e hëngri atë! Ai donte që ta provonte edhe familja e tij.
Lehi pa gjithashtu një shufër hekuri që të çonte te pema. Njerëzit mbaheshin fort te shufra për të arritur te pema dhe për ta ngrënë frutën.
Pema në ëndrrën e Lehit është si dashuria e Perëndisë. Shufra është si shkrimet e shenjta. Kur i lexojmë shkrimet e shenjta, ne afrohemi më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.