2023
Lidhuni
Janar 2023


“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, janar 2023.

Lidhuni

Tojonirina R.

17 vjeç, Madagaskar

i ri

Fotografia nga Valisoa Rakoto

Unë quhem Tojonirina nga Antananarivo në Madagaskar. Më pëlqen shumë të dëgjoj muzikë çlodhëse, të lexoj libra dhe të luaj basketboll e futboll.

Kur isha tetë vjeç, zgjodha të pagëzohesha. Teksa më zhytën brenda në ujë, ndjeva një lumturi të veçantë që erdhi nga Shpirti. Pak kohë pas pagëzimit tim, nëna ime ndërroi jetë. Ndihesha i trishtuar, i dëshpëruar dhe i shqetësuar. Asnjë fëmijë nuk duhet ta dijë se çfarë ndjenje është të humbësh nënën.

Megjithatë, tre vjet më vonë, ne shkuam në tempull dhe u vulosëm si familje. Atë ditë m’u kthye ndjenja e veçantë e Shpirtit dhe ndjeva se nëna ime ishte pranë meje në tempull. Kam besim se do ta shoh atë përsëri një ditë.

Përpiqem fort ta kujtoj gjithmonë atë që ndjeva në tempull. E mbaj pranë Shpirtin duke i lexuar shkrimet e shenjta dhe duke studiuar rreth bekimeve të tempullit. Kur mesazhet e botës orvaten të më pështjellojnë, studioj shkrimet e shenjta dhe mirëbesoj te fjalët e profetëve. Ato më japin kurajë dhe ma forcojnë besimin.