2023
Më Shumë si Krishti
Janar 2023


“Më Shumë si Krishti”, Për Forcën e Rinisë, janar 2023.

Më Shumë si Krishti

Jezu Krishti

Një pjesë e programit “Fëmijët dhe Rinia” është orvatja që ata të bëhen më shumë si Krishti duke u rritur nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale (shih Lluka 2:52). Besoje ose jo, të punosh me synimet nuk ka përse të jetë aq e vështirë sa mendon ti. Shiko se si të rinj e të reja në mbarë botën po rriten për të qenë më shumë si Krishti.

Shpirtërore

e re

Emri: Katalina

Vendndodhja: Kili

Synimi: Të lexojë shkrimet e shenjta dhe të lutet çdo ditë

“Përpiqem të qëndroj më pranë Shpirtit duke u lutur. Lutem çdo mbrëmje përpara se të shkoj në shtrat dhe më pas lexoj shkrimet e shenjta. Po punoj fort që t’i kuptoj ato më mirë. Kur lexoj dhe lutem çdo ditë, ndiej paqe dhe ndihem më pranë Perëndisë.”

Shoqërore

e re

Emri: Raisa

Vendndodhja: Samoa

Synimi: Të arrijë t’i njohë më mirë të rejat në klasën e saj

“Mund t’ua kem ditur emrin secilës prej të rejave në lagjen time, por nuk e dija se kush ishin apo se çfarë u pëlqente. Kështu që fillova me çdo të re një e nga një dhe, për një natyrë të mbyllur si unë, u gëzova shumë që zbulova se kemi aq shumë gjëra të përbashkëta. Sa më shumë kohë kaloja duke i njohur, aq më shumë i shihja këto të reja të bukura ashtu siç i sheh Ati Qiellor.”

Fizike

i ri

Emri: Juxhin

Vendndodhja: Kenia

Synimi: Të përmirësohet në futboll

“Fillova të stërvitesha me një skuadër miqsh muajin e kaluar. Përvoja më ka ndihmuar të kuptoj që Perëndia nuk do që ne të veprojmë vetëm. Ne mund t’i ftojmë miqtë tanë që të na bashkohen në synimin tonë për të qenë si Shpëtimtari. Ai e di se ne kemi nevojë për njëri‑tjetrin që t’ia dalim mbanë. Nëse lutemi, Ai do të vërë njerëz në jetën tonë për të na ndihmuar që të bëhemi më të mirët e vetvetes.”

Intelektuale

i ri

Emri: Xhekson

Vendndodhja: Karolina e Jugut, SHBA

Synimi: Afatgjatë: Një ditë të ketë një kamion ku shërbehet ushqim; afatshkurtër: Të mësojë se si të përgatitë ushqimin

“I tregova njërit prej udhëheqësve të mi të Të Rinjve në lidhje me synimin për të pasur një kamion ku shërbehet ushqim. Ai tha: ‘Çdo vit unë bëj festa për mbarimin dhe fillimin e shkollës. Përse nuk vjen që të gatuash për ne?’ Ndaj ashtu veprova. Përgatita rreth 50 simite me salsiçe dhe qofte për 45 minuta. Më pëlqente të rrija me djemtë në kuorumin tim dhe mora përshtypje të shkëlqyera nga përvoja dhe disa komplimente. Mësova shumë gjëra.”