“Cilët ishin dijetarët?”, Për Forcën e Rinisë, janar 2023.
Drejt e në Temë
Cilët ishin Dijetarët?
Shkrimet e shenjta na thonë se “dijetarë[t erdhën] nga lindja” (Mateu 2:1) për të kërkuar Shpëtimtarin. Termi dijetarë vjen nga fjala perse magi. Edhe pse nuk na thuhet saktësisht se kush ishin këta burra, ka disa gjëra që mund të themi se i dimë për ta nga ajo që na është treguar.
Njerëzit tradicionalisht kanë menduar se ishin tre Dijetarë ngaqë ata sollën tri dhurata. Por nga shkrimet e shenjta është e paqartë se sa Dijetarë ishin në të vërtetë. Ne kuptojmë gjithashtu se ata e vizituan Jezusin kur ai ishte fëmijë, jo kur ishte foshnjë (shih Mateu 2:11).
Dijetarët qartësisht ishin të drejtë dhe i njihnin disa profeci rreth lindjes së Mesias. Ata mund të kenë qenë nga ndonjë degë e popullit të Zotit. Ata e kërkuan me zell Birin e Perëndisë dhe u prinë nga Shpirti për tek Ai. I sollën Atij dhurata e pastaj u kthyen për t’i dëshmuar popullit të tyre për lindjen e Tij. U paralajmëruan gjithashtu në ëndërr që të mos i tregonin Herodit se ku ishte fëmija.
Besnikëria dhe zelli i tyre mund të jetë një shembull frymëzues ndaj nesh në rrugëtimet tona vetjake për të ardhur më pranë Shpëtimtarit.