“Sfida e Çajit”, Për Forcën e Rinisë, janar 2023.
Themele të Forta
Sfida e Çajit
Një ditë dimri, po ecja në ambientet e shkollës me miqtë e mi, Alisën dhe Trevorin kur hasëm një tabelë që thoshte: “Tani keni në dispozicion filxhanë me çaj!” Me gjallëri, Trevori u ofrua të na blinte secilit nga një filxhan çaj. “Jo, faleminderit”, – i thashë.
Trevori më ofronte çaj çdo ditë dhe vijoja ta refuzoja. Si përfundim, ai më pyeti se përse nuk e pija atë çaj. I tregova për Fjalën e Urtësisë, duke shpresuar se do të më kuptonte. Por ai e ktheu në një shaka të madhe. U përpoq të më bënte që unë ta shkelja Fjalën e Urtësisë.
“Po ti nuk është se po merr drogë”, – tha ai. “Një filxhan çaj nuk të bën dëm!”
Javën tjetër, ai dhe shokët e tjerë filluan të më tallnin edhe më keq. U përpoqa të qëndroja me kokën lart, edhe pse nuk ishte e lehtë.
Me kalimin e kohës, u ndien keq për veprimet e tyre dhe nuk më tallën më. Një ditë, mësuesja më tha: “Ti ke qenë gjithmonë një shembull i besimit dhe i fesë. Jam krenare për ty.”
Edhe unë jam krenare për veten. Nuk është gjithmonë e lehtë, por unë e di se do të bekohem për shkak se i mbroj standardet e mia.
Nikol M., Uest‑Midlends, Mbretëria e Bashkuar