2023
Vendi Im i Parapëlqyer për të Përsiatur
Janar 2023


“Vendi Im i Parapëlqyer … për të Përsiatur”, Për Forcën e Rinisë, janar 2023.

Vendi Im i Parapëlqyer …

për të Përsiatur

A ke ndonjë vend të parapëlqyer ku të pëlqen të përsiatësh?

Kur përsiat, ti fiton një këndvështrim më të përjetshëm. Gjithashtu, mund të të ndihmojë të përmirësosh shëndetin mendor duke e pastruar mendjen nga pështjellimi dhe stresi që vijnë nga tundimet dhe shpërqendrimet e jetës së përditshme. Disa njerëz madje kanë një vend të veçantë ku u pëlqen të përsiatin. Shikoji disa nga këto vende për përsiatje që na kanë treguar të rinjtë e të rejat!

Përsiat: Të përsiatësh do të thotë t’ua hapësh mendjen dhe zemrën nxitjeve të Frymës së Shenjtë teksa studion dhe mendon për ungjillin. Për të përsiatur me të vërtetë, gjë që mund të ndodhë kudo, duhet të vësh në punë shpirtin teksa kërkon zbulesë.

Jashtë mbi Ujë

e re

Vendi im i parapëlqyer për të përsiatur është aty ku ka ujë, për shembull një liqen apo oqean. Në këtë fotografi isha në barkën e gjyshit tim. Më pëlqen të rri aty sepse ndihem afër Shpirtit, veçanërisht në agim ose në perëndim. Prirem të marr frymëzim dhe të më vijnë idetë më të mira atje.

Mejsi M., 16 vjeçe, Teksas, SHBA

Gjej Kohë të Rrish Vetëm

i ri

Vendi më i mirë për të përsiatur për mua është kur jam vetëm. Unë përsiat gjatë gjithë kohës, në dush ose në një vend të qetë, për shembull në shtëpi gjatë studimit të shkrimeve të shenjta. Dal për xhiro me biçikletë dhe nganjëherë dëgjoj programin zanor në internet Come, Follow Me [Eja, më Ndiq]. I jap vetes kohë të rri vetëm, të ulem në natyrën e bukur dhe të përsiat atje.

Grent R., 14 vjeç, Teksas, SHBA