2023
Ndërtuar mbi Bazë të Fortë
Janar 2023


“Ndërtuar mbi Bazë të Fortë”, Për Forcën e Rinisë, janar 2023.

Themele të Forta

Ndërtuar mbi Bazë të Fortë

e re me një zorrë uji

Ilustrimi nga Emily Jones

Unë vështrova, e pështjelluar, teksa familja ime dhe unë po ujitnim themelet e betonit të shtëpisë sonë. Më dukej vetja qesharake. Kush ka dëgjuar ndonjëherë për ujitjen e shtëpisë? Kur u shpërngulëm në Teksas të SHBA‑së, fqinji ynë shpjegoi se në atë zonë të caktuar duhet të ujitnim themelet e shtëpisë sonë, në mënyrë që moti të mos bënte që shtëpia të ngjishej në tokë dhe të plasaritej. Kështu që e ujitja shtëpinë, ndonëse ndihesha si e marrë kur e bëja këtë.

Ujitja ndihmoi për njëfarë kohe, por si përfundim, shtëpia jonë filloi të plasaritej. Shpejt zbuluam se shtëpia jonë nuk ishte ndërtuar mbi bazë të fortë. Ajo ishte ndërtuar mbi një vend depozitimi mbeturinash, gjë që bënte që shtëpia jonë të fundosej ndërsa plehrat e groposura poshtë dekompozoheshin me kalimin e kohës. Ne i ujitëm themelet, por shtëpia jonë përsëri u plasarit. Kështu që si përfundim u shpërngulëm që aty.

Kjo përvojë më kujton rëndësinë që ka ndërtimi i themelit tim shpirtëror mbi bazën e fortë të ungjillit të Jezu Krishtit. Ka pasur raste kur nuk kam ndier një bindje dhe aq të fortë për ungjillin. Duke zgjedhur të besoja, e “ujita themelin” e besimit tim, derisa të mund të ndërtoja një dëshmi mbi bazën e fortë të ungjillit. Teksa kam zgjedhur ta jetoj ungjillin e Jezu Krishtit, kam ndërtuar një themel të fortë që nuk do të plasaritet.

En J., Merilend, SHBA