2023
Gjetja e Gëzimit te Shërbesa Muzikore
Janar 2023


“Gjetja e Gëzimit te Shërbesa Muzikore”, Për Forcën e Rinisë, janar 2023.

Themele të Forta

Gjetja e Gëzimit te Shërbesa Muzikore

i ri duke i rënë pianos

Ilustrimi nga Emily Jones

Fillova të merrja mësime pianoje kur isha shtatë vjeç. Në fillim, ishte e vështirë të lexoja notat muzikore dhe të isha i vëmendshëm gjatë mësimeve të mia. Thjesht nuk më pëlqente të ushtrohesha në piano.

Më pas, nëna ime më kërkoi të luaja në pagëzimin tim këngën “Kur Un’ t’Pagëzohem” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 53). Ishte hera e parë që i rashë pianos në Kishë. Isha nervoz por krenar për veten kur e bëra atë.

Shpejt u ngarkova shumë prej shkollës dhe doja ta lija pianon, por prindërit më nxitën të vazhdoja ta mësoja. Ata më thanë se, nëse vazhdoja të luaja, mund të gjeja gëzim te shërbimi ndaj Zotit.

Nga ajo kohë e tutje, më pëlqente shumë të luaja në piano. Fillova të luaja në mbledhjet e sakramentit dhe kur mbusha 12 vjeç, më thirrën zyrtarisht të bëhesha pianisti i lagjes. Sa u lumturova! Luaja në interpretimet e Fillores dhe e shoqëroja korin e lagjes sonë gjatë konferencave dhe takimeve shpirtërore të lagjes. Madje më thirrën edhe si pianistin e korit të kunjit dhe luaja gjatë konferencës së kunjit.

U jam mirënjohës prindërve të mi që më nxitën të bëja më të mirën time. Do t’i jem gjithnjë mirënjohës Atit Qiellor për talentin që më ka dhënë. E di që do të jem në gjendje t’i përdor talentet e mia në misionin tim dhe në shërbesa të tjera një ditë. Unë gjeta vërtet gëzim te shërbimi ndaj Zotit.

Jajle S., Rajoni i Kryeqytetit Kombëtar, Filipine