2023
Unë Mund të Qëndroj brenda Vijave
Shtator 2023


“Unë Mund të Qëndroj brenda Vijave”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Unë Mund të Bëj Gjithçka me anë të Krishtit

Të rinj e të reja tregojnë se si Krishti i ka forcuar ata për të bërë gjëra të vështira (shih te Filipianëve 4:13).

Unë Mund të Qëndroj brenda Vijave

Pamja
e re duke vrapuar në një pistë vrapimi

Qëkurse fillova të vrapoja në pistën e vrapimit, ka qenë ëndrra ime që ta thyeja rekordin e shkollës në 1,61 kilometërsh. Pastaj, nga fundi i këtij sezoni e bëra 1,61 kilometërshin fiks për pesë minuta, duke e thyer rekordin me pak më shumë se tre sekonda.

Megjithatë, të nesërmen, zbulova se 1,61 kilometërshi im nuk ishte quajtur. Drejtuesit shpjeguan se kisha shkelur tri hapa mbi vijën e brendshme të pistës, gjë që më shkualifikoi nga gara. Trajnerja ime argumentoi se unë kisha shkelur jashtë vijës vetëm ngaqë isha shtyrë nga një vrapuese tjetër. Drejtuesi tha: “Mund të mos ketë qenë faji i saj që e shtynë jashtë vijës, por ishte faji i saj që qëndroi shumë afër vijës”. U largova me ndjesinë sikur arritja ime u rrëmbye padrejtësisht prej meje.

Të dielën tjetër, në klasën e Të Rejave, ne pamë një material filmik që e krahasoi qëndrimin brenda vijave në sporte me zbatimin e urdhërimeve.1 Gjatë gjithë mësimit isha ulur atje, e zemëruar nga fakti se m’u kujtua që kisha dështuar.

Të nesërmen, teksa po i bija rrotull pistës me vrap, ula sytë poshtë dhe vura re se po vrapoja pikërisht mbi vijën e brendshme të pistës. Dhe hera-herës, shkelja mbi vijën e brendshme, pikërisht siç kishte thënë drejtuesi. Menjëherë e ndala vrapin, e përulur. Kisha gjetur aq rehat në pjesën ku vrapoja, saqë nuk i pashë më rreziqet në të.

Fatmirësisht, m’u dha një mundësi e dytë pak javë më vonë. Mbajta distancën nga vija e qendrës dhe e theva rekordin e shkollës, këtë herë duke qëndruar brenda kufijve.

Ajo përvojë më bëri të mendoja se sa afër vijës po vrapoja me disa nga urdhërimet. Por për shkak të Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij, më jepet gjithmonë një mundësi tjetër kur pendohem.

Kur vjen puna tek urdhërimet, ne duhet të mbajmë distancë nga vija dhe të bëjmë më të mirën për të qëndruar brenda kufijve. Por jam mirënjohëse për faktin se, kur bëjmë gabime, Shpëtimtari na lejon të pendohemi dhe ta provojmë sërish.

Rejgën P., Jutë, SHBA

Shënim

  1. Shih te Jeffrey R. Holland, “Stay within the Lines” (material filmik për rininë), ChurchofJesusChrist.org.

Shtyp në Letër