2023
Çfarë mund të bëj nëse ndiej se nuk po marr përvoja shpirtërore?
Shtator 2023


“Çfarë mund të bëj nëse ndiej se nuk po marr përvoja shpirtërore?”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Pyetje dhe Përgjigje

“Çfarë mund të bëj nëse ndiej se nuk po marr përvoja shpirtërore?”

Përsiatni, Shkruani dhe Reflektoni

Pamja
e re

“Në fund të ditës, gjej kohë të përsiat dhe të shkruaj në ditarin tim rreth përvojave shpirtërore që kam marrë atë ditë, dhe reflektoj për to. Sa herë e bëj këtë, ndiej paqe. Më kujton gjithashtu që të kërkoj përvoja shpirtërore çdo ditë.”

Kiana G., 16 vjeçe, Zamboanga del Norte, Filipine

Kërkojini Perëndisë

Pamja
i ri

“Leximi i shkrimeve tuaja të shenjta dhe lutja në mënyrë të vazhdueshme çdo ditë është një mënyrë e shkëlqyer për t’i treguar Perëndisë që doni të keni përvoja shpirtërore. Nëse ndieni se nuk po merrni përvoja shpirtërore, atëherë kërkojini Perëndisë me sinqeritet t’ju ndihmojë t’i vini re ato. Ai ju do dhe do t’u përgjigjet lutjeve tuaja kur përpiqeni të bëni pjesën tuaj.”

Ilajxha C., 15 vjeç, Jutë, SHBA

Jini të Duruar

Pamja
e re

“Jini të duruar. Përvojat tuaja nuk do të jenë gjithmonë si të të tjerëve.”

Izabela F., 16 vjeçe, San‑Paolo, Brazil

Jetojeni Ungjillin

Pamja
e re

“Ne do të fitojmë përvoja shpirtërore duke i lexuar shkrimet e shenjta, duke i dëgjuar fjalët e profetëve, duke agjëruar, duke u lutur, duke shkuar në tempull dhe duke u shërbyer të tjerëve. Këto gjëra na ndihmojnë t’i afrohemi më shumë Krishtit dhe të jemi më të hapur për nxitjet nga Fryma e Shenjtë që na sjellin paqe.”

Neli R., 16 vjeçe, Hidalgo, Meksikë

Kushtoni Vëmendje

Pamja
e re

“Ne duhet të kujtojmë gjithmonë që t’iu kushtojmë shumë vëmendje nxitjeve nga Shpirti i Shenjtë. Mund t’i marrim ato edhe nga gjërat më të vogla. Ndonëse janë të vogla, ato mund të jehojnë gjatë gjithë përjetësisë.”

Melisa A., 14 vjeçe, Paraiba, Brazil

Shtyp në Letër