2023
Nga Letrat tek Transmetimet e Drejtpërdrejta
Shtator 2023


“Nga Letrat tek Transmetimet e Drejtpërdrejta”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme

Nga Letrat tek Transmetimet e Drejtpërdrejta

Komunikimi nga udhëheqësit e Kishës ka ecur shumë përpara, por qëllimet mbeten të njëjta.

Pamja
Pali duke shkruar një letër

Gati 2 000 Vjet më Parë

Ndërkohë që Jezu Krishti ishte në tokë, Ai organizoi Kishën e Tij. Pasi Shpëtimtari u ringjall dhe u ngrit në qiell, Apostujt e Tij e udhëhoqën Kishën me autoritetin, zbulesën dhe frymëzimin që Ai u dha atyre.

Në ato ditë, udhëheqësit e Kishës shpesh komunikonin me anëtarët e Kishës në vendndodhje të ndryshme nëpërmjet letrave.

Dhiata e Re përmban letra të shkruara nga Pali, Pjetri, Gjoni, Jakobi dhe Juda. Këto letra shkruheshin me dorë, dërgoheshin dorazi, kopjoheshin me dorë dhe lexoheshin me zë të lartë.

Këta udhëheqës të Kishës shpesh kishin të njëjtat qëllime për shkrimin e këtyre letrave. Ata u përpoqën:

  • Të jepnin dëshmi dhe të jepnin mësim ungjillin e Jezu Krishtit.

  • Të inkurajonin, frymëzonin dhe lartësonin shpirtërisht.

  • Të sillnin në kujtesë urdhërimet dhe besëlidhjet.

  • Të trajtonin sfidat e kohës.

  • Të paralajmëronin për rreziqet.

  • Të korrigjonin çfarëdo gabimesh që mund të kishin depërtuar në Kishë.

  • Të sillnin Kishën në unitet.

Pamja
Rasëll M. Nelson

Sot

Kaloni me të shpejtë gati 2 000 vjet dhe do të shihni se shumë gjëra kanë ndryshuar, por disa gjëra janë ende të njëjta.

Jezu Krishti e ka rivendosur Kishën e Tij në tokë dhe ka sërish profetë dhe apostuj për ta udhëhequr atë. Por që nga koha e letrave, teknologjia e komunikimit ka përparuar – nga shtypshkronja te radioja, tek televizori deri tek interneti.

Udhëheqësit e Kishës tani mund të japin mesazhe në një konferencë të përgjithshme për të gjithë Kishën njëherësh. Madje dërgohen nëpërmjet satelitit dhe transmetimit të drejtpërdrejtë në internet në disa gjuhë njëherësh. Brenda disa ditësh, teksti publikohet në internet në disa gjuhë dhe një variant i shtypur dërgohet në mbarë botën.

Teksa përgatiteni për konferencën e përgjithshme të ardhshme, mund të mendoni rreth atyre letrave te Dhiata e Re. Ato ishin kohë të ndryshme dhe teknologjitë ishin shumë të ndryshme. Por mesazhet e konferencës përmbushin të njëjtat qëllime thelbësore. Teksa i përjetoni mesazhet e konferencës, mund të mendoni për mënyrën se si ato:

  • Japin dëshmi dhe japin mësim për ungjillin e Jezu Krishtit.

  • Inkurajojnë, frymëzojnë dhe lartësojnë shpirtërisht.

  • Sjellin në kujtesë urdhërimet dhe besëlidhjet.

  • Trajtojnë sfidat e kohës.

  • Paralajmërojnë për rreziqet.

  • Korrigjojnë çfarëdo gabimesh që mund të kenë depërtuar në Kishë.

  • Sjellin Kishën në unitet.

Shtyp në Letër