2023
Profetët Ndjekin Profetët
Shtator 2023


“Profetët Ndjekin Profetët”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme

Profetët Ndjekin Profetët

Çdokush mund të gjejë bekime duke ndjekur profetin – madje edhe Apostujt.

Neve na kërkohet vazhdimisht që ta ndjekim profetin. Por disa njerëz mund të pyesin veten se përse zëri i profetit është kaq i rëndësishëm për ta ndjekur.

Në konferencën e përgjithshme të prillit 2017, Presidenti Tomas S. Monson, profeti në atë kohë, u kërkoi anëtarëve të Kishës që ta studionin, jo vetëm ta lexonin, Librin e Mormonit çdo ditë. Presidenti Rasëll M. Nelson dhe Presidenti Henri B. Ajring, që të dy e ndoqën këshillën e profetit dhe folën rreth asaj se çfarë ndodhi.

Një Apostull i Bindur

Pamja
Rasëll M. Nelsoni

Presidenti Nelson tha: “Jam përpjekur ta ndjek këshillën e [Presidentit Monson]. Mes gjërash të tjera, kam bërë lista se çfarë është Libri i Mormonit, çfarë pohon, çfarë përgënjeshtron, çfarë përmbush, çfarë sqaron dhe çfarë zbulon. Qasja ndaj Librit të Mormonit në atë këndvështrim ka qenë një ushtrim mbresëlënës dhe frymëzues!”1

Presidenti Nelson vazhdoi të shpjegojë se ai u bëri të tjerëve pyetje të ngjashme dhe zbuloi se shumë jetë ishin prekur nga ndjekja e këshillës së Presidentit Monson. Zoti na udhërrëfen të gjithëve nëpërmjet profetit tonë, shkrimeve të shenjta dhe zbulesës vetjake.

Një Apostull Besnik

Pamja
Henri B. Ajring

Presidenti Ajring tha: “E kam lexuar Librin e Mormonit çdo ditë për më shumë se 50 vjet. Prandaj mbase mund të kisha menduar me arsye se fjalët e Presidentit Monson ishin për dikë tjetër. Prapëseprapë, si shumë prej jush, unë [e] ndjeva nxitjen e profetit dhe premtimin e tij të më ftonin për të bërë një përpjekje më të madhe.”

Presidenti Ajring vazhdoi: “Të dëgjuarit e këshillës së Presidentit Monson ka pasur dy ndikime të tjera të mrekullueshme tek unë: Së pari, Shpirti që ai premtoi, ka prodhuar një ndjenjë optimizmi rreth asaj që shtrihet përpara, madje teksa rrëmuja në botë duket se po shtohet. Dhe, së dyti, Zoti më ka dhënë mua – dhe juve – një ndjenjë edhe më të madhe të dashurisë së Tij për njerëzit që vuajnë.”2

Çdokush

Çdokush mundet dhe duhet ta ndjekë këshillën e profetit nga konferenca e përgjithshme. S’ka rëndësi se në ç’fazë të rrugëtimit tuaj shpirtëror jeni, ju gjithmonë mund të përmirësoheni, qofshi një Apostull, një i kthyer i ri në besim apo diku në mes. Kjo nuk e pakëson nevojën tonë për zbulesë vetjake; është një mënyrë tjetër se si Perëndia mund të na bekojë. Nëse edhe Apostujt mund të gjejnë në këtë mënyrë bekime shtesë, me siguri që edhe ne të tjerët mund t’i gjejmë ato.

Shtyp në Letër