2023
Lidhuni
Shtator 2023


“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Lidhuni

Sisekelo Q.

15 vjeçe, Afrika e Jugut

Pamja
e re

Fotografia nga Ntebaleng Twala

Unë lutem vazhdimisht për suksesin dhe mirëqenien e familjes sime. Por disa gjëra nuk janë rregulluar ende ashtu siç kisha shpresuar. Fillova të pyesja veten a po i dëgjonte Perëndia lutjet e mia. Ndërsa pasiguria ime u përkeqësua, fillova të lutesha më rrallë. Mendoja: “Përse duhet të lutem kur nuk ndiej asgjë?”

Por pastaj një ditë, kuptova se po dyshoja te Perëndia. Ai ka qenë gjithnjë Ati im në Qiell, mbështetja dhe forca ime më e madhe. Fillova të qaja. Kur mbërrita në shtëpi atë ditë, u gjunjëzova për t’u lutur ngaqë ndihesha e humbur nga ana shpirtërore dhe emocionale.

Pas u luta, ndjeva ngushëllim, ngrohtësi në shpirt dhe dashuri. E dija se Ai ishte me mua. E di se Ati Qiellor i sheh vështirësitë tona dhe i dëgjon thirrjet tona. Që nga ajo ditë e më tej, e kuptova se Ai ka plane të mëdha për familjen time, plane që kërkojnë kohën e Tij të caktuar dhe durimin tim.

Shtyp në Letër