2023
Si do të Përgatiteni për Konferencën e Përgjithshme?
Shtator 2023


“Si do të Përgatiteni për Konferencën e Përgjithshme?”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme

Si do të Përgatiteni për Konferencën e Përgjithshme?

Këta të rinj e të reja kanë përfituar shumë nga konferenca e përgjithshme. Si mund të përgatiteni për të pasur një përvojë kuptimplote?

Dëshiroj të Ndjek Profetin

Pamja
i ri

U përgatita për konferencën e përgjithshme të tetorit 2022 duke lexuar rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit në Librin e Mormonit dhe në Dhiatën e Vjetër.

Gjatë konferencës, Presidenti Rasëll M. Nelson, na foli dhe na dëshmoi rreth rëndësisë së tempullit.1 Në tempull, premtohen bekime të përjetshme dhe ndihet një shpirt i bukur kur shkon atje.

Në Nikaragua nuk ka ende një tempull, por është njoftuar për një tempull. Shpresoj që mund t’i dëgjoj fjalët e Presidentit Nelson dhe të shkoj në tempull kur të përfundojë.

Kur po shihja konferencën, ndjeva Shpirtin të më dëshmonte se isha në vendin e duhur. Ndjeva sikur zemra m’u mbush me dashurinë e Perëndisë.

Karlos M., Nikaragua

Shërimi Është në Dispozicion të të Gjithëve

Pamja
e re

Përpara konferencës së përgjithshme në tetor 2022, reflektova mbi gjërat që kishin ndodhur kohët e fundit në jetën time. Shumë gjëra po më shqetësonin në mendje përpara konferencës dhe dëshiroja të ndieja ngushëllim, paqe dhe forcë.

Gjatë konferencës, Plaku Kuentin L. Kuk, i Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit shërimi është në dispozicion të të gjithëve”2.

Ato fjalë më dhanë paqe dhe shpresë. Nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, kur bëj gabime dhe zgjedhje të gabuara, mund të marr falje dhe të ndiej paqe. Dhe çfarëdo dhembje që mund të ndiej, unë mund të shërohem. Të gjithë ne mund të ndiejmë po atë paqe dhe shërim kur pendohemi për mëkatet tona dhe përpiqemi fort për t’u bërë më të mirë çdo ditë.

Kej D., Filipine

Përgatitja Juaj për Konferencën

Gjeni thjesht një minutë për t’u përgatitur për konferencën dhe do të keni një përvojë shumë më të mirë. Pra, si mund të përgatiteni? Filloni duke shkruar pyetjet tuaja. Përsiatini pyetjet tuaja ndërsa e shikoni [konferencën] dhe do të habiteni se sa shpesh folësit duken sikur ju flasin juve drejtpërdrejt.

Shtyp në Letër