2023
Zgjedhja për të Shërbyer
Shtator 2023


“Zgjedhja për të Shërbyer”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Unë Mund të Bëj Gjithçka me anë të Krishtit

Të rinj e të reja tregojnë se si Krishti i ka forcuar ata për të bërë gjëra të vështira (shih te Filipianëve 4:13).

Zgjedhja për të Shërbyer

Pamja
i ri

Gjithmonë kam dashur të shërbej në një mision, por kur mbusha 18 vjeç, filloi pandemia. Nuk ndihesha gati për të shërbyer, ndaj fillova universitetin dhe mora një bursë të shkëlqyer. Shumë njerëz më rekomanduan se nuk duhej të shkoja në një mision. Ndjeva se po e humbisja dëshirën për të shërbyer.

Por më pas, në konferencën e përgjithshme Presidenti M. Rasëll Ballard, tha: “Nëse jeni ende në kufijtë e moshës për shërbim misionar, por nuk keni shërbyer ende për shkak të pandemisë ose për arsye të tjera, ju ftoj të shërbeni tani”1. Kur tha fjalën “tani”, ndjeva sikur po më fliste mua, që unë duhet të shërbeja në një mision tani. Që nga ajo ditë u luta për këtë dhe mora konfirmimin se është koha që unë t’i shërbej Zotit.

Mora shumë kritika për vendimin tim. Madje m’u anulua edhe bursa. Por dëshira ime për të shkuar është mjaftueshëm e fortë saqë asnjë prej atyre gjërave nuk ka rëndësi. U thirra për të shërbyer në Misionin e Guatemalës, Kuecaltenango. Është kaq e veçantë sepse prindërit e mi u vulosën për përjetësinë në Guatemalë.

Nëse po pyesni veten a duhet të shërbeni në një mision, nuk është tepër vonë! Mirëbesoni gjithmonë tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Ata do të na udhërrëfejnë dhe bekojnë me gjëra që nuk mund t’i imagjinojmë.

Enok M., Republika Domenikane

Shtyp në Letër