2023
Mbretëritë e Lavdisë
Nëntor 2023


Mbretëritë e Lavdisë

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Doktrina e zbuluar e Kishës së rivendosur të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme jep mësim se të gjithë fëmijët e Perëndisë, me përjashtime tepër të kufizuara për t’u marrë parasysh këtu, përfundimisht do të trashëgojnë njërën nga tri mbretëritë e lavdisë, që madje edhe më e vogla e të cilave “tejkalon çdo zgjuarsi” [Doktrina e Besëlidhje 76:89]. …

Një tjetër doktrinë dhe praktikë e pashoqe e Kishës së rivendosur, janë urdhërimet dhe besëlidhjet e zbuluara që u ofrojnë të gjithë fëmijëve të Perëndisë privilegjin e shenjtë të kualifikimit për shkallën më të lartë të lavdisë në mbretërinë çelestiale. Më e larta e vendmbërritjeve, ekzaltimi në mbretërinë çelestiale, është përqendrimi i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. …

… Në lavdinë çelestiale ka tri nivele, prej të cilëve më i larti është ekzaltimi në mbretërinë çelestiale. …

Plani i Perëndisë, i bazuar mbi të vërtetën e përjetshme, kërkon që ekzaltimi të mund të arrihet vetëm nëpërmjet besnikërisë ndaj besëlidhjeve të një martese të përjetshme midis një burri dhe një gruaje në tempullin e shenjtë, martesë e cila përfundimisht do të jetë në dispozicion për të gjithë njerëzit besnikë. …

Gjykimi Përfundimtar nuk është thjesht një vlerësim i një shume totale të veprave të mira dhe të liga – i asaj që kemi bërë. Ai bazohet në rrjedhojën përfundimtare të veprave dhe mendimeve tona – i asaj që jemi bërë. Ne kualifikohemi për jetë të përjetshme nëpërmjet një procesi të kthimit në besim. …

Për shkak të Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij, kur bëjmë gabime në këtë jetë, ne mund të pendohemi dhe të kthehemi në shtegun e besëlidhjeve që prin për tek ajo që Ati ynë Qiellor dëshiron për ne.

Shtyp në Letër