2023
Plëngprishësi dhe Rruga që të Çon në Shtëpi
Nëntor 2023


Plëngprishësi dhe Rruga që të Çon në Shtëpi

Pjesë të shkëputura

Pamja
alt text

Shkarkoje në formatin PDF

The Return of the Prodigal Son [Kthimi i Djalit Plëngprishës], nga Richard Burde

Cili prej nesh nuk është larguar nga shtegu i shenjtërisë, duke menduar marrëzisht se mund të gjenim më shumë lumturi duke shkuar në vetë udhën tonë të përqendruar te vetja?

Cili prej nesh nuk është ndier i përulur, zemërthyer dhe i etur për falje dhe mëshirë?

Ndoshta disa madje mund ta kenë pyetur veten: “A është madje e mundur të kthehesh pas? A do të më etiketojnë përgjithmonë, përjashtojnë dhe shmangin miqtë e mi të mëparshëm? A është më mirë që thjesht të mbetem i humbur? Si do të reagojë Perëndia nëse përpiqem të kthehem?”

[S]hëmbëlltyra [e djalit plangprishës] na e jep përgjigjen.

Ati ynë Qiellor do të vrapojë drejt nesh, me zemrën të gufuar me dashuri dhe dhembshuri. …

Qielli do të ngazëllehet kur të kthehemi. …

Ndonëse zgjedhjet mund t’ju kenë larguar shumë nga Shpëtimtari dhe Kisha e Tij, Shëruesi Mjeshtër qëndron te rruga që të çon në shtëpi, duke ju mirëpritur. Dhe ne, si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit, kërkojmë ta ndjekim shembullin e Tij dhe ju përqafojmë si vëllezërit dhe motrat tona, si miqtë tanë. Ne ngazëllejmë dhe kremtojmë me ju. …

Nuk pretendoj se rikthimi është një gjë që bëhet lehtë. Mund të dëshmoj për këtë. Në fakt, mund të jetë zgjedhja më e vështirë që do të bëni ndonjëherë.

Por unë jap dëshmi se, në çastin që vendosni të ktheheni dhe ecni në udhën e Shpëtimtarit dhe Shëlbuesit tonë, fuqia e Tij do të hyjë në jetën tuaj dhe do ta shndërrojë atë.

Shtyp në Letër