2023
Shoqëruesi Ynë i Vazhdueshëm
Nëntor 2023


Shoqëruesi Ynë i Vazhdueshëm

Pjesë të shkëputura

Pamja
Jezu Krishti

Shkarkoje në formatin PDF

The Only One [I Vetmi], nga Malory Fiso

Ne kemi nevojë, dhe ju do të keni nevojë, për shoqërimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë. Tani, ne e dëshirojmë atë, prapëseprapë e dimë nga përvoja se nuk është e lehtë ta arrijmë. Ne të gjithë mendojmë, themi dhe bëjmë gjëra në jetën tonë të përditshme, të cilat mund ta fyejnë Shpirtin.

Kur kjo ndodh, siç e dimë që ndodh, ne mund të ndiejmë mosmiratim nga Zoti. Dhe mund të tundohemi të ndiejmë se jemi vetëm. …

Nëse e gjeni veten në vështirësi për të ndier Frymën e Shenjtë, ju mund të përsiatni nëse ka ndonjë gjë për të cilën ju mund të pendoheni dhe të merrni falje. Mund të luteni me besim për të ditur se çfarë të bëni për t’u pastruar dhe si rrjedhim, për t’u kualifikuar më shumë për atë shoqërim të vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë.

Nëse doni ta merrni shoqërimin e Frymës së Shenjtë, duhet ta doni atë për arsyet e duhura. Qëllimet tuaja duhet të jenë qëllimet e Zotit. Nëse shtysat tuaja janë tepër egoiste, do ta keni të vështirë të merrni dhe ndieni nxitje nga Shpirti.

Çelësi për mua dhe për ju është të doni atë që do Shpëtimtari. Shtysat tona duhet të nxiten nga dashuria e pastër e Krishtit. …

… Fryma e Shenjtë dërgohet tek anëtarët besnikë e besëlidhës të Kishës së Jezu Krishtit. Tani, përvojat tuaja do të jenë unike dhe Shpirti do t’ju udhërrëfejë në mënyrën që i përshtatet më së miri besimit dhe kapacitetit tuaj për të marrë zbulesë për veten dhe për ata që i doni dhe u shërbeni. Lutem me gjithë zemër që besimi juaj në vetvete të rritet.

Shtyp në Letër