2023
Mendoni Çelestialisht!
Nëntor 2023


Sesioni i Pasdites të së Dielës

Mendoni Çelestialisht!

Pjesë të shkëputura

Pamja
tempulli

Shkarkoje në formatin PDF

Kam mësuar që plani i Atit Qiellor për ne është i mahnitshëm, që ajo që bëjmë në këtë jetë, ka vërtet rëndësi dhe që Shlyerja e Shpëtimtarit është ajo që e bën të mundur planin e Atit tonë. …

… Sot, për t’ju ardhur në ndihmë që të kualifikoheni për bekimet e bollshme që Ati Qiellor ka për ju, ju ftoj të përvetësoni praktikën e “të menduarit çelestialisht”! …

Pra, vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, si dhe ku, dhe me doni ju të jetoni përgjithmonë? Zgjedhja është e juaja.

Kur bëni zgjedhje, ju ftoj të shihni në një këndvështrim për të ardhmen, një këndvështrim të përjetshëm. Vëreni Jezu Krishtin të parin, sepse jeta juaj e përjetshme varet nga besimi juaj tek Ai dhe te Shlyerja e Tij. Ajo varet edhe nga bindja juaj ndaj ligjeve të Tij. …

Ndërsa përqendroheni tek të menduarit çelestialisht, prisni të hasni kundërshti. …

Ndërsa mendoni çelestialisht, zemra juaj gradualisht do të ndryshojë. Do të dëshironi të luteni më shpesh dhe më sinqerisht. …

Ndërsa mendoni çelestialisht, do ta gjeni veten duke shmangur çdo gjë që jua grabit lirinë tuaj të zgjedhjes. …

Të menduarit çelestialisht do t’ju ndihmojë edhe që t’i bindeni ligjit të dëlirësisë. …

Ndërsa mendoni çelestialisht, do t’i shihni sprovat dhe kundërshtimin me një këndvështrim të ri. …

Ndërsa mendoni çelestialisht, besimi juaj do të rritet. …

Pagimi i së dhjetës kërkon besim dhe gjithashtu ndërton besim te Perëndia dhe te Biri i Tij i Dashur.

Zgjedhja për të jetuar një jetë të virtytshme në një botë të seksualizuar e të politizuar ndërton besim.

Shpenzimi i një kohe më të madhe në tempull ndërton besim.

Shtyp në Letër