2023
Fuqia Vulosëse
Nëntor 2023


Fuqia Vulosëse

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Ne priremi të mendojmë për autoritetin vulosës se gjen zbatim vetëm në ordinanca të caktuara në tempull, por ai autoritet është i domosdoshëm për ta bërë cilëndo ordinancë të vlefshme dhe lidhëse përtej vdekjes. …

Vlefshmëria që fuqia vulosëse u jep ordinancave të priftërisë përfshin, sigurisht, ordinancat mëkëmbëse të kryera në vendin e caktuar nga Zoti – në tempullin e Tij. … Kjo fuqi vulosëse është një shfaqje e përsosur e drejtësisë, mëshirës dhe dashurisë së Perëndisë.

Me të drejtën e përdorimit të fuqisë vulosëse, zemrat tona në mënyrë të natyrshme kthehen drejt atyre që kanë shkuar përpara nesh. Mbledhja e ditëve të mëvonshme në besëlidhje kapërcen përtej velit. …

Shfaqja më e lartë dhe më e shenjtë e fuqisë vulosëse është në bashkimin e përjetshëm të një burri dhe një gruaje në martesë dhe lidhjen e njerëzimit përmes të gjithë brezave të tyre. …

Ne mund të shohim përse “martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia dhe se familja është thelbësore në planin e Krijuesit për destinacionin e përjetshëm të fëmijëve të Tij” [“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Gospel Library (Biblioteka e Ungjillit)]. Në të njëjtën kohë, ne e pranojmë se në të tashmen e papërsosur, ky nuk është realiteti ose madje mundësia realiste për disa. Por ne kemi shpresë te Krishti. …

Dëshmoj se fuqia vulosëse dhe autoriteti i rivendosur tokës nëpërmjet Jozef Smithit janë realë, se ajo që është lidhur në këtë mënyrë në tokë, është vërtet e lidhur në qiell.

Shtyp në Letër