2023
Qëndrojini Ditës në Krisht
Nëntor 2023


Qëndrojini Ditës në Krisht

Pjesë të shkëputura

Pamja
alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Kam mësuar nga përvoja ime vetjake se përgatitja shpirtërore për ardhjen e Zotit nuk është vetëm thelbësore, por e vetmja udhë për të gjetur paqen dhe lumturinë e vërtetë.

Ishte një ditë vjeshte e ftohtë brisk kur dëgjova për herë të parë fjalët: “Ti ke kancer”. …

Për shkak të Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij të rivendosur, nëse unë vdisja, familja ime do të ngushëllohej, forcohej dhe një ditë do të rivendosej. Nëse jetoja, do të kisha qasje te fuqia më e madhe në këtë tokë që do të më ndihmonte, përkrahte dhe shëronte. Në fund, për shkak të Jezu Krishtit, çdo gjë mund të shkojë mirë. …

Jezu Krishti e bën të mundur që ne t’i “qëndroj[m]ë ditës”. T’i qëndrosh ditës nuk do të thotë ta shtosh listën përherë e më të madhe të gjërave për të bërë. Mendoni për një xham zmadhues. Qëllimi i tij i vetëm nuk është thjesht që t’i bëjë gjërat që të duken më të mëdha. Ai gjithashtu mund ta mbledhë dhe ta përqendrojë dritën për t’i dhënë asaj më shumë forcë. Neve na nevojitet t’i thjeshtojmë e përqendrojmë përpjekjet tona dhe të jemi mbledhës të Dritës së Jezu Krishtit. Neve na nevojiten më shumë përvoja të shenjta dhe zbuluese. …

Jeta e përjetshme është gëzim i përjetshëm. Gëzim në këtë jetë, pikërisht tani – jo pavarësisht nga sfidat e ditëve tona, por për shkak të ndihmës së Zotit për të mësuar nga ato e për t’i kapërcyer ato – dhe gëzim i pamasë në jetën që do të vijë. Lotët do të thahen, zemrat e thyera do të shërohen, ajo që ka humbur do të gjendet, shqetësimet do të zgjidhen, familjet do të rivendosen dhe gjithçka që Ati ka, do të jetë e jona.

Shtyp në Letër