2023
Në Shtegun e Detyrës së Tyre
Nëntor 2023


Në Shtegun e Detyrës së Tyre

Pjesë të shkëputura

Pamja
alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Jam mirënjohës për miliona anëtarë të Kishës që sot po vijnë te Shpëtimtari dhe po shkojnë përpara në shtegun e besëlidhjeve. … Besimi juaj i fortë tek Ati Qiellor e Zoti Jezu Krisht dhe jeta juaj modeste dhe e përkushtuar, më frymëzojnë të jem një njeri dhe dishepull më i mirë.

Ju dua. Ju admiroj. Ju falënderoj. Dhe ju përgëzoj.

Një thënie në Librin e Mormonit nga Samuel Lamaniti i përmbledh më së miri ndjenjat e mia për ju.

“Shikoni se pjesa më e madhe e tyre janë në shtegun e detyrës së tyre … dhe se po përpiqen me zell të vazhdueshëm, që të mund të sjellin mbetjen e vëllezërve të tyre në njohurinë e së vërtetës” [Helamani 15:5–6; theksimi i shtuar]. …

Ju jepni dashuri dhe shërbeni, dëgjoni dhe mësoni, kujdeseni dhe ngushëlloni, jepni mësim e dëshmoni me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë. Ju agjëroni dhe luteni shpesh, bëheni gjithnjë e më të fortë në përulësinë tuaj dhe gjithnjë e më të vendosur në besimin e Krishtit, “në mbushjen e shpirtrave … t[uaj] me gëzim dhe ngushëllim, po, madje në pastrimin dhe në shenjtërimin e zemrave … t[uaja], shenjtërim që vjen për shkak të dhënies së zemrave … t[uaja] Perëndisë” [Helamani 3:35].

… Ju që sot po shkoni përpara në shtegun e detyrës suaj, jeni forca e Kishës së rivendosur të Shpëtimtarit. Dhe ashtu si ka premtuar Zoti, “të gjitha fronet dhe zotërimet, principatat dhe fuqitë do të zbulohen e do të shpallen mbi ata që kanë duruar me besnikëri për ungjillin e Jezu Krishtit” [Doktrina e Besëlidhje 121:29].

Shtyp në Letër