2023
Lavdi Burrit
Nëntor 2023


Lavdi Burrit

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, dëshmia ime për ju këtë mëngjes është se sa tejet të bekuar jemi që dimë gjithçka që dimë, sepse kemi Jozef Smithin, profetin e kësaj periudhe ungjillore të fundit kohore.

Ne kemi një kuptueshmëri për qëllimin e jetës, për faktin se cilët jemi.

Ne e dimë se kush është Perëndia; ne e dimë se kush është Shpëtimtari, sepse kemi Jozefin, i cili shkoi në një korije pemësh kur ishte i ri, duke kërkuar falje për mëkatet e veta.

Mendoj se është një nga gjërat më të lavdishme dhe më të mrekullueshme që mund të dijë kushdo në këtë botë, se Ati ynë Qiellor dhe Zoti Jezu Krisht kanë zbuluar Veten në këtë ditë të mëvonshme dhe se Jozefi është ngritur për të rivendosur plotësinë e ungjillit të përjetshëm të Jezu Krishtit.

Ne kemi Librin e Mormonit. Çfarë dhurate e jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme është Libri i Mormonit për anëtarësinë e Kishës! Ai është një dëshmitar tjetër, një dëshmi tjetër se Jezusi është Krishti. Ne e kemi atë sepse Jozefi ishte i denjë të shkonte për të marrë fletët, u frymëzua nga qielli për t’i përkthyer ato me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë dhe për t’ia dhënë librin botës. …

… Jemi në procesin e përpjekjes për t’u përgatitur, ditë pas dite, për të qenë pak më të mirë, për të qenë pak më të sjellshëm, për të qenë pak më të përgatitur për atë ditë, e cila me siguri do të vijë, kur do të kalojmë përsëri në praninë e Atit tonë Qiellor dhe Zotit Jezu Krisht.

Shtyp në Letër