2023
Jezu Krishti Është Thesari
Nëntor 2023


Jezu Krishti Është Thesari

Pjesë të shkëputura

Pamja
Jezu Krishti

Shkarkoje në formatin PDF

Above All [Mbi të Gjitha], nga Kelsy dhe Jesse Lightweave

Profeti Jakob i Librit të Mormonit, iu referua marrjes si të mirëqenë ose nënvlerësimit të asaj që e kemi afër, si “[të shohësh] përtej shenjës” [Jakobi [LiM] 4:14]. …

… Duhet ta frenojmë këtë prirje që të mos e humbasim Jezu Krishtin nga jeta jonë dhe të mos të arrijmë të dallojmë bekimet e shumta që Ai na ofron. Ne kemi nevojë për Të. … Nëse përfytyrojmë gabimisht se na nevojitet diçka përtej asaj që Ai ofron, ne e mohojmë ose e zhvlerësojmë shtrirjen dhe fuqinë që Ai mund të ketë në jetën tonë. … Jezu Krishti është thesari ynë.

Shpëtimtari na ka dhënë shumë mënyra për t’u përqendruar tek Ai me dashje, duke përfshirë mundësinë e përditshme për t’u penduar. Nganjëherë, ne e nënvlerësojmë madhështinë e këtij bekimi të ofruar. …

… Bekimet e çmuara të sakramentit janë në dispozicion për ne sa herë që e frekuentojmë mbledhjen e sakramentit. … Fryma e Shenjtë na bekon me fuqinë e Tij shenjtëruese që ne të mund ta ruajmë gjithmonë gjendjen e heqjes së mëkateve tona, javë pas jave. …

Kur e kemi Frymën e Shenjtë me vete, ne do të frymëzohemi dhe udhërrëfehemi që të bëjmë e të mbajmë besëlidhje të tjera, të tilla si ato që bëjmë në tempuj. Bërja e kësaj e thellon marrëdhënien tonë me Perëndinë. … Zotimi ynë për të frekuentuar duhet të jetë të paktën po aq i fortë kur tempullin e kemi afër, sa është kur e kemi larg.

… Kur i mirëbesojmë profetit të Perëndisë në tokë sot dhe veprojmë sipas këshillës së tij, ne do të gjejmë lumturi dhe ne gjithashtu mund të shërohemi. Nuk ka përse të shohim më tej.

Shtyp në Letër