2023
Sa i Madh do të Jetë Gëzimi Juaj
Nëntor 2023


Sa i Madh do të Jetë Gëzimi Juaj

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Sot, unë po u flas njerëzve në moshë, të shumtë dhe me përvojë në Kishë, të cilët mund të shërbejnë si misionarë. Zoti ka nevojë për ju. …

Teksa kam vizituar misione anembanë botës, kam parë shërbimin e jashtëzakonshëm të legjionit tonë të misionarëve në moshë. Është e qartë se ata janë të lumtur duke bërë “vullneti[n e] Zotit” dhe që janë duke bërë “pun[ën] e Zotit” [Doktrina e Besëlidhje 64:29]. …

Kam thirrur shumë çifte për të shërbyer dhe kam parë teksa Drita e Krishtit ka ndriçuar fytyrat e tyre. Kur janë kthyer, ata kanë përshkruar afrimin më shumë me Zotin dhe afrimin më shumë me njëri‑tjetrin, duke e ndier Shpirtin e Zotit të derdhet mbi ta dhe duke e ditur se po sjellin një ndryshim. Kush nuk do ta dëshironte këtë? …

Si Apostull i Zotit Jezu Krisht, ju kërkoj që të shërbeni si misionarë në mbledhjen e Izraelit dhe ndoshta madje të shërbeni përsëri. …

Gjithashtu premtoj se teksa shërbeni, ju do të ndieni dashurinë e Zotit në jetën tuaj, do ta njihni Atë, Ai do t’ju njohë dhe “sa i madh do të jetë gëzimi juaj” [Doktrina e Besëlidhje 18:15]. Shërbimi juaj i përkushtuar ndaj Jezu Krishtit do të frymëzojë e bekojë familjen tuaj, nipërit dhe mbesat, stërnipërit e stërmbesat tuaja. “Paqja dhe dashuria [do të] shumo[hen]” [Judë 1:2] në jetën e tyre për vitet që do të vijnë.

Shtyp në Letër