2023
E Dhjeta: Hapja e Pragjeve të Qiellit
Nëntor 2023


E Dhjeta: Hapja e Pragjeve të Qiellit

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Gjithçka që kemi dhe gjithçka që jemi, vjen nga Perëndia. Si dishepuj të Krishtit, ne u japim me dëshirë njerëzve përreth nesh.

Me gjithçka që Zoti na e jep, Ai ka kërkuar që t’i kthejmë Atij dhe mbretërisë së Tij në tokë 10 përqind të rritjes sonë. Ai na ka premtuar se, kur jemi të ndershëm me të dhjetat tona, Ai do t’i “hap[ë] pragjet e qiellit dhe … do të derdh[ë] mbi [ne] aq shumë bekim, sa nuk do të ke[m]i vend të mjaftueshëm ku ta shti[em]” [Malakia 3:10]. Ai na ka premtuar se do të na mbrojë nga ligësia. …

Pragjet e qiellit hapen në mënyra të shumta. Disa mënyra janë materiale, por shumë janë shpirtërore. Disa mezi dallohen dhe janë të lehta për t’u anashkaluar. Mirëbesoni në kohën e Zotit; bekimet gjithmonë vijnë. …

… Bota flet për të dhjetën në termat e parave tona, por ligji i shenjtë i së dhjetës është kryesisht një çështje e besimit tonë. Të qenit të ndershëm me të dhjetat tona është një mënyrë se si e tregojmë gatishmërinë tonë për ta vënë Zotin të parin në jetën tonë, mbi përkujdesjet dhe interesin tonë vetjak. Ju premtoj se ndërsa mirëbesoni te Zoti, bekimet e qiellit do të vijnë. …

Bollëku i shtuar nga Zoti, i përçuar nëpërmjet të dhjetave tona bujare, i ka forcuar rezervat e Kishës, duke krijuar mundësi për ta çuar përpara veprën e Zotit përtej gjithçkaje që kemi përjetuar deri tani. Gjithçka është e njohur nga Zoti dhe, kur të vijë koha, do t’i shohim të përmbushen qëllimet e Tij të shenjta.

Shtyp në Letër