2023
Vëllezër dhe Motra në Krisht
Nëntor 2023


Vëllezër dhe Motra në Krisht

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Ungjilli i Jezu Krishtit na mëson se të gjithë ne jemi bij dhe bija të lindura shpirtërore të prindërve qiellorë, të cilët na duan me të vërtetë, dhe se jetuam si familje në praninë e Perëndisë përpara se të lindnim në këtë tokë. Ungjilli na mëson gjithashtu se të gjithë u krijuam në shëmbëlltyrën dhe ngjashmërinë e Perëndisë. Si rrjedhojë, ne jemi të barabartë përpara Tij. …

Si dishepuj të Krishtit, ne ftohemi që ta shtojmë besimin tonë te vëllezërit dhe motrat tona shpirtërore dhe dashurinë tonë për ta duke i thurur sinqerisht zemrat tona së bashku në unitet e dashuri, pavarësisht nga ndryshimet tona, duke rritur në këtë mënyrë aftësinë tonë për të nxitur respekt e dinjitet për të gjithë bijtë dhe bijat e Perëndisë. …

… Nuk ka vend për mendime apo veprime paragjykuese në komunitetin e shenjtorëve. …

I përputhshim zemrat dhe mendjet tona me njohurinë dhe dëshminë se ne jemi të gjithë të barabartë përpara Perëndisë, se të gjithë jemi plotësisht të pajisur me të njëjtin potencial dhe trashëgimi të përjetshme! E gëzofshim më shumë lidhjen familjare shpirtërore që ekziston mes nesh, dhe i vlerësofshim cilësitë e ndryshme dhe dhuntitë e larmishme që kemi të gjithë ne! …

Ju dëshmoj se ndërsa vazhdojmë të rrjedhim në këtë drejtim gjatë jetës sonë në vdekshmëri, një ditë e re do të fillojë me një dritë të re që do ta ndriçojë jetën tonë dhe do t’u japë shkëlqim mundësive të mrekullueshme për të vlerësuar më tepër larminë e krijuar nga Perëndia mes fëmijëve të Tij dhe për t’u bekuar më plotësisht prej saj. Ne me siguri do të bëhemi mjete në duart e Tij për të nxitur respekt dhe dinjitet mes gjithë bijve dhe bijave të Tij.

Shtyp në Letër