2023
Ecja në një Marrëdhënie Besëlidhëse me Krishtin
Nëntor 2023


Ecja në një Marrëdhënie Besëlidhëse me Krishtin

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Zoti do t’i përgjigjet secilit prej nesh në kohën tonë të fatkeqësisë nëse zgjedhim ta lidhim jetën tonë me të Tijën. Ai ka premtuar të ecë me ne gjatë rrugës.

Ne e quajmë këtë të ecësh në shtegun e besëlidhjeve – një shteg që fillon me besëlidhjen e pagëzimit dhe na çon drejt besëlidhjeve më të thella që i bëjmë në tempull. … Një besëlidhje nuk ka të bëjë vetëm me një kontratë, megjithëse kjo është e rëndësishme. Ka të bëjë me një marrëdhënie. …

Misioni i Tij është një mision denjimi. Jezu Krishti do të na takojë atje ku jemi, siç jemi. Kjo është arsyeja e kopshtit, e kryqit dhe e varrit. Shpëtimtari u dërgua që të na ndihmonte për të mposhtur [vështirësitë]. Por të qëndruarit aty ku jemi, nuk do të sjellë çlirimin që kërkojmë. … Misioni i Tij është edhe një mision ngjitjeje. Ai do të punojë brenda nesh për të na ngritur atje ku është Ai dhe, gjatë procesit, do të na mundësojë të bëhemi ashtu siç është Ai. Jezu Krishti erdhi për të na ngritur lart. Ai dëshiron të na ndihmojë që të bëhemi [siç është Ai]. Kjo është arsyeja për tempullin. Duhet të kujtojmë: Nuk është vetëm rrugëtimi që do të na ekzaltojë, është shoqëruesi – Shpëtimtari ynë. Dhe kjo është arsyeja e marrëdhënies besëlidhëse. …

… Fillojeni nga aty ku jeni. Mos lejoni që gjendja juaj t’ju pengojë. Mos harroni, ritmi ose vendndodhja në shteg nuk janë aq të rëndësishme sa përparimi. …

Fatmirësisht, ne ecim së bashku në këtë shteg, duke bërë thirrje për inkurajim gjatë rrugës. Teksa e tregojmë përvojën tonë vetjake me Krishtin, ne do ta forcojmë përkushtimin vetjak.

Shtyp në Letër