Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
Propozohet që ne të mbështesim Tomas Spenser Monson, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajring, si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorf, si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.
Ata që janë dakord, ta tregojnë.
Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta tregojnë.
Propozohet që ne të mbështesim Bojd Kenet Paker, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe ata që vijojnë si anëtarë të atij kuorumi: Bojd K. Paker, L. Tom Peri, Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Riçard G. Skot, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson dhe Nil L. Andersen.
Ata që janë dakord, ju lutem ta tregojnë.
Ndonjë kundër mund ta tregojë këtë.
Propozohet që ne të mbështesim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.
Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.
Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.
Propozohet që ne të lirojmë nga detyra Pleqtë Spenser J. Kondi, Brus C. Hejfën, Kenet Xhonson, Glen L. Pejs dhe Lejnc B. Vikmen si anëtarë të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve dhe i zgjedhim ata si Autoritete të Përgjithshme nderi.
Propozohet gjithashtu që ne të lirojmë nga detyra Pleqtë Spenser V. Xhons dhe Volfgang H. Paul, si anëtarë të Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve.
Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta tregojnë.
Propozohet që të lirojmë nga detyra Fernando Maluenda dhe Hoze L. Torres si Të Shtatëdhjetë Zonalë.
Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohjen tonë për shërbimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta tregojnë.
Propozohet që të mbështesim Venceslao H. Svec si një Të Shtatëdhjetë Zonal.
Të gjithë që janë dakord, ju lutemi tregojeni.
Ndonjë kundër.
Propozohet që ne të mbështesim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe presidencat e përgjithshme të organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.
Ata që janë dakord, ju lutemi ta tregojnë.
Ndonjë kundër mund ta tregojë po ashtu.
Presidenti Monson, për aq sa kam mundur të vërej, votimi në Qendrën e Konferencave ka qenë unanim.
Faleminderit, Vëllezër dhe Motra, për votimin tuaj mbështetës, besimin, përkushtimin dhe lutjet tuaja.