2008
NJË DËSHMI PERSONALE PËR SHPËTIMTARIN
Mars 2008


NJË DËSHMI PERSONALE PËR SHPËTIMTARIN

Supozoj se pagëzimi im kur isha një fëmijë 11 vjeçar shënoi fillimin e dëshmisë sime për Të, me Kishën e Të cilit po bashkohesha. Që atëherë kam patur një dëshirë për të ndjekur mësimet e Jezu Krishtit dhe që të jetoj parimet e ungjillit.

Fitimi i dëshmisë sime për Jezu Krishtin ka qenë një proces i ngadaltë dhe është rritur nga pjesëmarrja aktive në Kishë. Shpesh kam ndier dashurinë e Tij të madhe për ne nëpërmjet bukurive të natyrës dhe kjo më sjell mua një vlerësim më të madh për Të. Kam ndier Shpirtin të më dëshmojë ndërsa kam agjëruar, jam lutur dhe kam marrë përgjigje ndaj atyre lutjeve, duke e ditur se Jezu Krishti është ndërmjetësuesi mes Atit Qiellor dhe nesh. Kam shijuar një afërsi me Të në adhurimin tim të shpeshtë në tempull.

Përgjatë gjithë jetës sime, dëshmia ime është rritur dhe forcuar, derisa sot nuk ka dyshim në mendjen time se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë – Shpëtimtari dhe Shëlbuesi im. Kjo njohuri më sjell një siguri dhe paqe të qetë.