2008
DUKE NDIHMUAR TË TJERËT TË VIJNË TEK AI
Mars 2008


DUKE NDIHMUAR TË TJERËT TË VIJNË TEK AI

“Motra Hopkins, këta janë 10 fëmijët e grupit Rrezet e Diellit që do t’u japësh mësim këtë vit”, më njoftoi këshilltarja në presidencinë e Fillores. Unë isha një e kthyer e re në besim dhe e pranoj se kjo thirrje më tmerroi. Si mund t’u mësoja gjëra për të cilat akoma nuk kisha një kuptim të fortë për vete? Si mund t’u bëja ballë aq shumë fëmijëve energjikë? Por peshkopi dhe presidentja e Fillores më siguruan se do të bekohesha, nëse do ta pranoja këtë thirrje të frikshme.

E dija se do të më duhej ta zhysja veten në nxënien e ungjillit në mënyrë që t’ua mësoja të tjerëve, kështu që çdo javë lexoja manualin – një burim i bollshëm drite të ungjillit – dhe lutesha dhe meditoja se si parimet gjenin zbatim në jetën time dhe atë të fëmijëve. Ndërsa studioja dhe jepja mësim, fitova një dëshmi mbi trashëgiminë tonë hyjnore si fëmijë të Perëndisë. Zbulova vlerën dhe veçantinë e çdo shpirti. Mësimet e thjeshta të Fillores jo vetëm ndriçonin fytyrat e fëmijëve të Tij të çmuar, por gjithashtu çelën farën e dëshmisë që kisha patur kur hyra në ujërat e pagëzimit.

Ai vit i çmuar me fëmijët e fillores më ka bërë gjithmonë mirënjohëse për thirrjen që ndryshoi jetën time. Unë u ndryshova, ashtu si edhe fëmijët, nëpërmjet mësimeve të Jezu Krishtit.